Aktualitet

Defekt në ashensorin e QSUT/Bllokohen barrelisti dhe pacientja, mbeten të lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 16/05/22 |
Opi Nion

Dy persona kanë mbetur të bllokuar para mesnatës në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, pasi ashensori me të cilin udhëtonin ka patur difekt teknik.

Sipas policisë ngjarja ndodhi teksa barrelisti me inicialet K. D., ishte duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas