Ato janë mikesha dhe kolege shumë të ngushta, të cilat e kanë ruajtur miqësinë edhe pse kanë qenë larg.
Bëhet fjalë për Rozana Radin dhe Bleona Qeretin, të cilat marrin pjesë në programin më të ri në Klan, Your Face Sounds Familiar.
Por Rozi ka bërë një dedikim për Bleonën duke e cilësuar si një mike të rrallë që fama nuk e ndryshoi.
” Ja kemi nisur bashkë muzikës, dhe atëhere ishim shumë pak. Kjo vajza për ata që se njohin është një mike e rrallë dhe e shkëlqyer. Unë e dua shumë për njeriun që është dhe që fama nuk e ndryshoi në raport me miqtë”, shkruan Rozi.