Aktualitet

Dëborë dhe shi në të gjithë vendin,policia informon për akset problematike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 13/02/21 |
Opi Nion

Përmes një njoftimi Policia e Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve kujdes të shtuar në rrugë, gjatë këtyre ditëve ku kushtet atmosferike krijojnë vështirësi me qarkullimin, veçanërisht në disa akse.

“Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve”, bën me dije policia ndërsa thekson se shërbimet e saj ndodhen në shërbim 24 orë në të gjitha akset e vendit.

“Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica. Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Opinion.al

Pas