Kryesore

Dëborë dhe ngrica/ Parashikimi i motit për ditën e dielë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:53 - 14/02/21 |
Semiljana Azizi

Në orët në vijim reshjet e dëborës do të përfshijnë gjithë Shqipërinë.

Në orët e para të 24 orëshit të ditës së diel do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.

Si shkak i rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15m/s. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -10/-3°C

Zonat e ulëta -4/0°C

Zonat bregdetare -1/2°C

Pas