Aktualitet

Dëbora shkakton probleme me energjinë në disa zona të qarkut të Kukësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 14/01/21 |
Opi Nion

Zonat e larta malore në vend janë përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë orëve të mbrëmjes.

Këto reshje kanë shfaqur problemet e para në qarkun e Kukësit, ku mësohet se e trashësia e dëborës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm.

Më këtë qark janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, në fshatrat Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.

Bëhet me dije se aktualisht rrugët janë të hapura dhe nuk kanë sjell probleme në qarkullimin  e automjeteve.

Ndërkohë, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë./ Opinion.al

Pas