Zonat e larta malore në vend janë përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë orëve të mbrëmjes.
Këto reshje kanë shfaqur problemet e para në qarkun e Kukësit, ku mësohet se e trashësia e dëborës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm.
Më këtë qark janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, në fshatrat Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.
Bëhet me dije se aktualisht rrugët janë të hapura dhe nuk kanë sjell probleme në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë./ Opinion.al