Aktualitet

Dëbohet një diplomat shqiptar nga Rusia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 08/02/21 |
Semiljana Azizi

Një diplomat shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është dëbuar nga Rusia, duke u shpallur kështu non grata.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse “Sputnik”, e cila citon Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Rusi, teksa theksohet se diplomati do të largohet brenda 72 orëve.

Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe iu bë i ditur informacioni se është shpallur persona non grata.

Ministria e Punëve të Jashtëme e ka cilësuar dëbimin e diplomatit shqiptar si përgjigje për Shqipërinë, e cila dëboi në 21 janar 2021  një diplomat rus, me justifikim se ky i fundit kishte shkelur rregullat anti-COVID./Opinion.al

Pas