Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbimi i shtetasve turq, kallëzim penal ndaj 22 policëve

2019/08/15 at 3:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëbimi i shtetasve turq, kallëzim penal ndaj 22 policëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti. Ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Lutfiu, zyrtar për media nga Prokurorinë e Shtetit.

Kurse, Inspektorati i Policisë së Kosovës lidhur me kallëzimet penale që ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk ka dashur të jap ndonjë sqarim shtesë, por se në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë sqaron se “Inspektorati lidhur me ketë rastin ka vepruar duke u bazuar në autorizimet ligjore dhe autorizimet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.

“Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, lidhur me rastin e dëbimit të shtetasve turq nga Republika e Kosovës për në Turqi, bazuar në autorizimet ligjore dhe autorizimet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet pos tjerash në përgjigje.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuarpër në Turqi gjashtë shtetas turq.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, Sami Kurteshi, tha për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lidhur me rastin e njohur si “Gylenistët” duhet të shkojë deri në fund dhe të zbardhet si rast.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që mekanizmat e drejtësisë të merren seriozisht me rastin.

“Unë mendoj se ky nuk është proces që mund të lihet pa shkuar deri në fund. Ne kemi ligj, kemi Kushtetutë e kemi një Kod Penal dhe i kemi të gjitha normat për aq sa janë dhe duhet të zbatohen deri në fund. Ky nuk ka qenë një veprim krejt i thjeshtë dhe ky rast duhet të shkojë deri në fund dhe nëse nuk shkon tash, duhet të shkojë pas një kohe, por kjo vepër nuk vjetrohet”, tha Kurteshi./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Para
Pas sherrit, 43-vjeçari qëllon me armë zjarri të riun

Nuk pëlqyen shërbimin, pronarët e lokalit në Borsh dhunojnë turistët

Valdrin Pjetri largohet nga hipotekat, ja ku emërohet

Valdrin Pjetri dorëhiqet nga posti i kryetarit të bashkisë Shkodër

Atletico Madrid ofron 55 milionë euro për lojtarin e Napolit

Atletico Madrid ofron 55 milionë euro për lojtarin e Napolit

TE FUNDIT

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
9 Shkurt, 2026

Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...

Lexo më shumë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
9 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula u prezantua sot në detyrën e re të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ku në fjalën ee...

Lexo më shumë

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
9 Shkurt, 2026

Irani është gati të zvogëlojë rezervat e uraniumit të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com