Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbimi i diplomatëve nga Rusia, reagon Merkel: I pajustifikueshëm

2021/02/06 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sakandali dhe zgjedhje të parakohshme në Austri, reagon Angela Merkel

Ministria e Jashtme ruse njoftoi, se ka shpallur “persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në “protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny. Atyre u është kërkuar që “në një ardhme të afërt” të largohen nga Rusia. Ministria nuk deklaroi numrin e saktë të diplomatëve të dëbuar. Ministria e Jashtme në Moskë i akuzon diplomatët, se kanë marrë pjesë në demonstratat më 23 janar në Shën Peterburg dhe në Moskë. Rusia një veprim të tillë e konsideron si të “papranueshëm dhe jo në përputhje me statusin diplomatik”.


Qeveria gjermane reagoi ashpër: “Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha kancelarja Angela Merkel para gazetarëve në Berlin. Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha, se dëbimi “nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën. “Nëse Federata Ruse nuk e rimendon këtë hap, ai nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi Maas.

Ministria e Jashtme në Berlin ndërkohë e ka thirrur ambasadorin rus për një “bisedë urgjente”. Sekretari i shtetit Miguel Berger “i ka bërë të qartë qendrimin gjerman” ambasadorit rus Sergej Netshajev, thuhet më tej. Edhe Polonia e ka thirrur ambasadorin rus në Varshavë. Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qendrim tërësisht të paargumentuar.

Në protestat pa leje në janar në mbarë vendin morën pjesë dhjetëra mijëra vetë. Pas protestave pati arrestime të mijëra vetëve. Maas tha, se diplomati i prekur gjerman, ka qenë në vendin e ngjarjes duke kryer detyrën e informimit me mjete ligjore lidhur mbi zhvillimet, sikurse është e parashikuar në Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve të BE-së janë të rënduara që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë. Tensionet u shtuan edhe më shumë prej rastit Navalny. Kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin në mes të janarit pas kthimit nga kurimi në Gjermani u arrestua në Moskë dhe më pas u dënua me disa vite burgim. Ai qëndroi në Gjermani për trajtim mjekësor pas një sulmi me lëndë toksike, për të cilin ai bën përgjegjëse qeverinë ruse.

Ndërkohë i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë. Lidhur me rastin Navalny, Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet europiano-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”. Të dyja palët megjithatë shprehën vullnetin për vazhdimin e dialogut. Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve europiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.

Të martën (02.02) një trup gjykues në Moskë vendosi që dënimin me kusht për Navalyn nga viti 2014 ta kthejë në dënim me burgim mbi 2 vjet. Të premten (04.02) Navalny sërish doli para gjyqit për një tjetër proces: 44 vjeçarin e akuzojnë, për shpifje ndaj një veterani të luftës. Opozitarin edhe në këtë rast e kërcënon një dënim me disa vjet burgim./DW

Etiketa: bedebimidiplomatetgjermanianavalnirusia


Ju sugjerojmë

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Para
Masat anti-COVID, Biden kundërshton vendimin e Trump

Informacionet nga agjentët sekretë, Biden: Trump mund të gabojë

Fier/ Drogë dhe municion luftarak, arrestohen dy të rinj

Durrës/Armë dhe kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari

Rama ironizon Tritan Shehun: Ka një tundje koke intensive kur flet Luli

Rama ironizon Tritan Shehun: Ka një tundje koke intensive kur flet Luli
















TE FUNDIT

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
1 Tetor, 2025

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën...

Lexo më shumë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com