Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbime për disa azilkërkues në Gjermani, zbardhen kategoritë

2019/01/06 at 8:32 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Refugjatët për në Gjermani fshihen në trenat e mallrave

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer synon dëbime më të shpejta të atyre azilkërkuesve që kryejnë vepra penale. Por rregulloret se kur një azilkërkues duhet të dëbohet janë mjaft të detajuara.


Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU), azilkërkuesit duhet të dëbohen menjëherë, në rast se ata shkelin ligjin në Gjermani. Së shpejti, Seehofer do t’i paraqesë qeverisë gjermane propozime të reja për ndryshime të caktuara ligjore. Kërkesat e tij vijnë pas një sulmi të javës së kaluar në qytetin bavarez Amberg. Më 29 dhjetor, katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç sulmuan kalimtarë në rrugë duke i qëlluar. 12 vetë u lënduan.

Aktualisht në Gjermani nuk ka të dhëna, se sa vetë dëbohen pas kryerjes së një vepre penale, në tërësi vitin e kaluar ka rënë numri i dëbimeve. Në gjysmën e parë të vitit 2018 u dëbuan 12.300 vetë, krahasuar me vitin 2017, një rënie me 2%. Edhe ligji gjerman si rregull i ndalon dëbimet, nëse personi që do të dëbohet, kërcënohet nga tortura apo vdekja në vendin e origjinës, ose nëse jeta e tij vihet në rrezik për shkak të fesë, racës, nacionalitetit, bindjes politike apo përkatësisë në një grup social.

 

Kush dëbohet nga Gjermania?

 

Të huajt që duan të jetojnë në Gjermani kanë nevojë për një leje qëndrimi, refugjatët dhe azilkërkuesit marrin vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, për sa kohë, që trajtohet kërkesa e tyre. Në rast se kërkesa e azilit refuzohet, ata nuk kanë më të drejtë qëndrimi dhe duhet ta braktisin Gjermaninë brenda një afati të caktuar, (jo më larg se 6 muaj). Nëse ky afat skadon, atëherë ata dëbohen me detyrim nga Gjermania në vendin e origjinës.

 

Më 29 dhjetor në Amberg, katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç sulmuan kalimtarë në rrugë

 

Çfarë ndodh me të huajt që kryejnë krime?

Një person, i cili gjatë kohës së trajtimit të kërkesës së azilit dënohet me burgim të paktën deri në tre vjet, duhet teorikisht të dëbohet. Për personat e tjerë, që dënohen për vepra penale të vogla, ose nëse ata shihen si kërcënim për rendin publik, vendosin autoritetet vendore për dëbimin e tyre. Vendimi i tyre bazohet në dy faktorë: Sa e rëndë ka qenë vepra penale e kryer dhe sa e lartë është nevoja për mbrojtjen e të dënuarit që duhet dëbuar? Një person, që ka kryer vetëm shkelje ligjore, dhe që në vendlindje kërcënohet nga tortura apo vdekja nuk dëbohet. Tek një i huaj me familje gjermane me një vend pune të caktuar, shansi për dëbim është po ashtu i vogël, nëse ai nuk ka kryer një krim të rëndë.

 

Një rregullore e përgjithshme thotë, se të huajt që të paktën dënohen me dy vjet heqje lirie mund të dëbohen. Edhe një vit dënim përbën arsye dëbimi, nëse vepra penale e kryer është pjesë e një katalogu veprash penale, që u krijua pas sulmeve të Vitit të Ri 2015/2016 në Köln. Atëherë një grup migrantësh afrikanoveriorë apo arabë sulmuan apo ngacmuan seksualisht femrat. Ky katalog përmban vepra penale si lëndim trupor, delikte seksuale apo rezistencë kundër autoriteteve përmbaruese.

 

Kush vendos se kush dëbohet?

Dy autoritete e kanë kompetencën për dhënien e vendimit të dëbimit nga Gjermania  – zyra e te huajve, që është pjesë e qeverive të landeve federale dhe Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF. Në shumicën e rasteve zyra e të huajve është përgjegjëse për dhënien e zbatimin e urdhëresave të dëbimit, por në procesin e trajtimit të kërkesës së azilit, është BAMF, që ka po ashtu të drejtë, pas refuzimit të kërkesës, të kërkojë dëbimin. Edhe në raste të tilla, zbatimin e bën zyra e të huajve të landit federal, ku qëndron personi.

Për shkak se ka shumë njerëz që nuk duan të largohen vullnetarisht, zyra e të huajve thërret si ndihmë policinë. Procesi i dëbimit është detyrë e kontrollit kufitar, dëbimet kryhen nga Policia Federale, që siguron kufijtë e vendit. Por autoritetet mund të bëjnë edhe kërkesë në gjykatë për „mbajtje në burg para dëbimit” që mund të zgjasë deri në 18 muaj. Kjo, në rast se ata kanë të dhëna se personi mund të fshihet.

 

A kanë të drejtë të prekurit të apelojnë vendimin?

Po. Personat, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit, mund të ankohen tek Gjykata Administrative, që verifikon vendimin e autoriteteve. Por atyre që iu është refuzuar kërkesa „dukshëm e pajustifikuar”, kanë vetëm një javë kohë të apelojnë, të tjerët vetëm dy javë. Vitet e kaluar, punonjësit e mbingarkuar të BAMF duket se kanë marrë vendime të gabuara vitet e fundit. Shumë azilkërkues ankimojnë vendimet, e deri në vendimin e gjykatës mund të qëndrojnë në Gjermani.

Cilat janë arsyet që sjellin shtyrjen e dëbimit?

Mes atyre që janë të detyruar të braktisin Gjermaninë, shumë nuk dëbohen, kur janë të sëmurë fizikisht apo kanë probleme psikike, ose sepse u mungojnë dokumentet e identitetit, si pasaporta apo karta e identitetit. Por edhe personat që fillimisht lejohet të qëndrojnë, mund të dëbohen. Kjo ndodhi me refugjatët e luftërave të Ballkanit në vitet 90-të. Refugjatët nga ish-Jugosllavia duhet të ktheheshin në shtëpi, pas stabilizimit të situatës në vendlindje. / DW

 

Etiketa: azilkerkuesitdebimetgjermani


Ju sugjerojmë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë
Bota

Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

20 Nëntor, 2025 11:15 am
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

20 Nëntor, 2025 11:14 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

20 Nëntor, 2025 10:15 am
Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër
Kryesore

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

20 Nëntor, 2025 9:26 am
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Video/ Pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti i Levanit

Video/ Pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti i Levanit

Video/Berberja shqiptare e famshme në Zvicër 

Video/Berberja shqiptare e famshme në Zvicër 

Video/Ndalohen nga nesër, makinat me xhama të zinj

Video/Ndalohen nga nesër, makinat me xhama të zinj
















TE FUNDIT

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar në kryeministri, pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga...

Lexo më shumë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
20 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH,...

Lexo më shumë

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
20 Nëntor, 2025

Seancat gjyqësore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë të planifikuara për javët e...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
20 Nëntor, 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com