Arta Dade ka kritkuar sot ministrin e Jashtëm të Kosovës i cili i kërkoi Tiranës zyrtare të mos marr rol protagonist në dialogun Kosovë-Serbi.
Deklarata u bë në mbledhjen e komisionit të politikës së jashtme. “Ishte një deklaratë e nxituar”, tha Arta Dade, duke kërkuar të mos mohohet roli i Shqipërisë në diplomaninë e Kosovës.
Ndërsa Aldo Bumcci tha se ka një marrëdhënie të lëkundur mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, citoi arritjet e fundit të shtetit kosovar në arenën ndërkombëtare si arritje edhe përmes rolit pro-aktiv të shtetit shqiptar.
Debati vjen pas deklaratave të, Enver Hoxhaj, i cili nga Maqedonia i bëri thirrje Tiranës zyrtare mos pozicionohet më si faktor në përmirësimin e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd pasi instrumentet të cilat bëjnë realisht ndryshim, janë në duart të partnerëve amerikane dhe europiane.