Aktualitet

Debati/ Salianji për Ardi Veliun:Do t’iu jap një abetare, të mësojë shkrim e lexim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 11/11/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e kësaj të premteje në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur me drejtuesin e komisionit Nasip Naço teksa po diskutohej për kalimin e ligjit të vetingut për punonjësit e policisë.

Salianji ka ironizuar drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliun, duke thënë se do t’i dhurojë një abetare që ai të mësojë shkrim e këndim e më pas të bëjë vetingun e punonjësve të policisë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Komisionit, Nasip Naço i kujtoi Salianjit problemet e brendshme në Partinë Demokratike, ndërsa i tha se janë në depresion.

Pjesë nga debati:

Salianji: Kontrolli i policëve i lihet një polici i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë vetingun vete dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë. Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën veting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Pse shqetësoheni ju? Ore duhet të shqetësoni nga krimi jo nga librat. Të gjitha këto struktura kriminale i bashkon. Pse bëni zhurmuesin, nuk e mbroni dot se është analfabet. Mos u merr me Ramën, mos u merr me këtë, me kë të merrem. Është e turpshme, është pocaqi, është poshtërsi që vendosni një analfabet politik, i cili në krye të policisë së shtetit.

Naço: Depresioni juaj na shqetëson.

Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion.

Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar.

Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët.

Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme.

Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni).

 

Pas