Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati politik mbi teatrin dhe pasojat e tij publike

2020/05/21 at 12:52 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalimi i pronësisë së teatrit tek Bashkia, reagon Avokati i Popullit

Elira Luli

Me sa dëgjoj e lexoj sidomos në media, vërej se ka një keqkuptim për mënyrën se si shtrohet debati politik mbi “Teatrin” me pasoja gjithmonë publike.

Edhe pse e kuptoj që politika ‘e ka kapur për flokësh këtë vend’, dhe asgjë nuk funksionon pa politikë, sërish mendoj që duhet dalë nga ky ‘batak’ jopolitik.

Tani jemi në një formë qeverisjeje, ku autoritarizmi shtetëror vepron sistematikisht për automatizimin e shoqërisë – dhe në këtë pikë mendoj se është edhe i patolerueshëm diskursi manipulues: “Protestojnë ato që s’ duan zhvillim, protestojnw ato që s’duan progres”.

Cili qytetar apo artist nuk e do një teatër ” high tech”? Pse jo! – Mendoj që asnjë….

Cili qytetar është pro pasjes dhe ekzistencës së një teatri që ka ekzistuar ndër vite si një godinë historike? Besoj të gjithë!

Aty me kohën është akumuluar në vetvete një memorje kolektive, si një tempull që ka prodhuar art dhe ka kënaqur sytë, ka pasuruar ndjenjat dhe mendjen e atyre që tashmë i ruajnë si kujtime.

Ishte i shëmtuar, i bukur, i rrënuar, i pasigurtë ç’ rëndësi ka? Ai ishte pjesë e artit, kulturës, i njerëzve dhe i historise….Duhet të ishte aty i vjetri dhe i riu diku/kudo….

Diskursi ose më saktë rrengu tjetër që i krijohet shoqërisë është nëpërmjet thirrjes: – “Shqiptarë mos u përçani! Duhet të qëndrojmë të bashkuar! Unë përveçse disa individëve që përdoren si marioneta (mjerë ato), nuk vërej përçarje. Dhe është turp t’ja shesësh imazhin shqiptarëve kaq lirë!

Pjesa që shqetëson publikun, qytetarët është mbi të gjitha proçedura korruptive, mungesa e transparencës, paligjshmëria që kamuflon gjithë këtë dhe mosmarrja parasysh e vullnetit të shoqërisë për vendime të tilla e sidomos për këtë çështje – dhe kjo është dhe piknisja e debatit deri në fund.

Teatri Kombëtar iku….por nuk duhet të ikë shpresa duke marrë parasysh një varg ngjarjesh që kanë vulosur antikushtetueshmërinë, përdhosjen e qytetarëve dhe arrogancën, si qëllim i vetëm politik….për interesa të ngushta personale, dhe si kulturë – që politika funksionon vetëm kështu…

Jo! Politika nuk funksionon kështu në një sistem demokratik, kurrësesi!

Ndërsa për të gjithë shoqërinë e të rinjtë di të them që arratia dhe indiferenca nuk janë zgjidhje, por janë errësirë dhe shtypje.

Etiketa: teatri

Ju sugjerojmë

Agron Shehaj: Partia Mundësia, forca e tretë politike në të gjitha qarqet
Politikë

Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ, kërkon seli qendrore

13 Tetor, 2025 5:01 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

13 Tetor, 2025 4:19 pm
Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
Bota

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

13 Tetor, 2025 4:18 pm
PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Rajoni

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

13 Tetor, 2025 3:31 pm
Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Para
Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

OFL në Tiranë, u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave

Reforma, Gjiknuri: Propozimet e kthejnë qeverinë në gjysmë teknike

Gjiknuri flet për ndryshimin e sistemit: Do klimë të qetë

Kompania britanike do të rinisë disa fluturime në Qershor

Kompania britanike do të rinisë disa fluturime në Qershor

TE FUNDIT

Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ, kërkon seli qendrore

Agron Shehaj: Partia Mundësia, forca e tretë politike në të gjitha qarqet
13 Tetor, 2025

Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë...

Lexo më shumë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Tetor, 2025

I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga...

Lexo më shumë

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
13 Tetor, 2025

Me fytyrat e fshehura dhe shfaqjen e forcës, Hamasi ka liruar 20 pengjet e fundit izraelite që kishin mbetur gjallë,...

Lexo më shumë

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
13 Tetor, 2025

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com