Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për statujat, kryetari i komunës: Do t’ju nënshtrohen përmirësimeve

2020/11/30 at 7:30 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debati për statujat, kryetari i komunës: Do t’ju nënshtrohen përmirësimeve

Kryetari i Komunës së Prizrentit, Mytaher Haskuka ka reagur për dy statujat e vendosura në qendër të qytetit, ajo e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e Adem Jasharit.


Sipas Kryetarit statujat janë të vendosura e do të qëndrojnë aty përgjithmonë, ajo se çfarë mund të bëhet është ndërhyrje për përmirësimin e vlerave artistike, duke iu afruar sa më shumë ngjashmërisë  së personazheve të përshkuar në histori.

“Së pari më lejoni të pohoj: Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik. Është fakt dhe arritje, që në kryeqytetin historik e shpirtëror të projektit kombëtar shqiptar, të shkelin Gjergj Kastrioti dhe Baca Adem.”– ka shkuar ai në një postim në Facebook.

Gjithashtu ai sqaron se statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk është realizuar me tender e as me paratë e komunës, kështu që nuk është dashur të përzgjidhet artisti. Statuja është realizuar nga shoqata e diasporës “Trojet e Arbrit”.

“Unë si kryetar i Komunës nuk jam autoriteti që vendos për vlerat artistike e as për ato historike. Por, dëshiroj t’ ju tregoj qytetarëve se ne do të themelojmë një komision për këtë çështje, të përbërë nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare, i cili komision do të ketë për detyrë të sjellë një raport këshillues, se si duhet vepruar me shtatoren, dhe çka duhet të bëjmë me të. Në bazë të atij raporti këshillimor, do të diskutojmë në asamblenë komunale, dhe do të marrim vendim për të vepruar, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin e treguar prej gjithë publikut mbarëkombëtar. Gjithsesi, po e përsëris, Skënderbeu është në Prizren, dhe do të jetë gjithmonë”, thotë ai.

Statujat të cilat ngjallën një sërë reagimesh u vendosën më 28 Nëntor në Prizren.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur bashkëkombas shqiptarë kudo që jeni,

I kam lexuar me kujdes shqetësimet që keni ngritur në rrjetet sociale për statujat e vendosura në Prizren.

Më vjen mirë që shqiptarët e duan Prizrenin dhe i duan heronjtë tanë kombëtarë, sepse shqetësimet tuaja janë shenjë e dashurisë. Është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes.

Së pari më lejoni të pohoj: Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik. Është fakt dhe arritje, që në kryeqytetin historik e shpirtëror të projektit kombëtar shqiptar, të shkelin Gjergj Kastrioti dhe Baca Adem.

Së dyti, dëshiroj të sqaroj diçka, sepse kam parë që qarkullojnë informata të gabuara. Sa i përket shtatores së Gjergj Kastriotit, ajo nuk është realizuar me tender e as me para të komunës, prandaj nuk ka asnjë të vërtetë te insinuatat për vjedhje apo për përzgjedhje të artistit realizues. Ajo shtatore është bërë prej shoqatës së diasporës “Trojet e Arbrit”, të cilët kanë përzgjedhur artistin dhe kanë realizuar me mjetet e tyre monumentin dhe të cilët i falënderoj shumë për kontributin e madh. Komuna, sipas marrëveshjes, ka ofruar vendin dhe realizimin e piedestalit, dhe në projekt kemi realizimin e një sheshi, përreth monumentit.

Unë si kryetar i Komunës nuk jam autoriteti që vendos për vlerat artistike e as për ato historike. Por, dëshiroj t’ ju tregoj qytetarëve se ne do të themelojmë një komision për këtë çështje, të përbërë nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare, i cili komision do të ketë për detyrë të sjellë një raport këshillues, se si duhet vepruar me shtatoren, dhe çka duhet të bëjmë me të. Në bazë të atij raporti këshillimor, do të diskutojmë në asamblenë komunale, dhe do të marrim vendim për të vepruar, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin e treguar prej gjithë publikut mbarëkombëtar. Gjithsesi, po e përsëris, Skënderbeu është në Prizren, dhe do të jetë gjithmonë.

Sa i përket shtatores së Adem Jasharit, ajo nuk është vendosur në pronë publike e as nuk është realizuar si projekt publik. Ajo është vendosur brenda një qendre tregtare dhe është realizuar prej asaj qendre, me miratimin e disa përfaqësuesve të familjes Jashari. Ne jemi njoftuar me veprën vetëm pasi që ajo është vendosur aty, njësoj si gjithë publiku tjetër. Është e vërtetë se në pronë private nuk i takon Komunës që të ndërhyjë, megjithatë, simbolet kombëtare, siç është edhe Adem Jashari, duhet të mbrohen nga shteti edhe për mënyrën e përdorimit në mjediset private. Siç kemi marrë vesh më vonë, ajo statujë do të tërhiqet, me vendim të vetë operatorit privat, dhe shpresojmë që do të zëvendësohet me një statujë më të mirë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, më lejoni të lajmëroj publikun e gjerë se Komuna e Prizrenit tashmë i ka ndarë fondet dhe e ka filluar projektin, për të ndërtuar një monument publik, në një hapësirë publike, për komandantin legjendar Adem Jasharin.

Kjo është e vërteta. I falënderoj shumë kritikët, sepse pa kritika nuk ecet përpara. Shpresoj që me këto informacione, të kem kontribuar sadopak në sqarimin e opinionit publik në lidhje me këtë çështje të rëndësishme./ Opinon.al



Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta
Bota

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

4 Dhjetor, 2025 2:18 pm
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci
Kronikë

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

4 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni
Kronikë

Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

4 Dhjetor, 2025 12:32 pm
Para
Britani/Hancock: Mbyllja e dytë pati sukses, virusi është nën kontroll

Britani/Hancock: Mbyllja e dytë pati sukses, virusi është nën kontroll

Lleshaj: Policia dështoi në parandalimin e atentatit të sotëm në Tiranë

Përfundimi i afatit për OFL, Lleshaj: Kemi 1500 pasuri që presin

Hapet spitali Covid 4

Hapet spitali Covid 4
















TE FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
4 Dhjetor, 2025

Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
4 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
4 Dhjetor, 2025

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend për një kërkesë lidhur me një kërkesë...

Lexo më shumë

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
4 Dhjetor, 2025

Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim, e këtë lëvizje të saj e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com