Ende pa u hapur sheshi Skenderbej ka nisur debati, kryesisht në rrjetet sociale dhe median online për projektin më të madh urbanistik në vend.
Kritikat janë kryesisht për formën e sheshin, i cili nuk do të jetë më i sheshtë por pak i ngritur në mes (në formë piramide). Po kështu kritika ka pasur edhe për mungesën e pemëve duke e cilësuar si një “shesh i betonizuar”.
Erion Veliaj nuk ka duruar, ai u është përgjigjur menjëherë skeptikëve edhe pse deri më tani, kanë parë vetëm foto dhe jo sheshin drejtpërdrejt, pasi ai ende nuk është hapur.
Inaugurimi bëhet të shtunën në orën 19:30.
Veliaj si kundërpërgjigje për betonizimin sjell modelin e shesheve evropiane, që sipas tij s’kanë asnjë pemë…
Më poshtë fotot e publikuara nga Veliaj mëngjesin e sotëm. /Opinion.al