TIRANE- Pjesë e reagimeve për projektin e ri të stadiumit Qemal Stafa që do të quhet Arena Kombëtare është bërë edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit. Teksa debatohej mbrëmë në studio, në faqen e Opinion në facebook, Kombetarja shkruan: “Kush e ndjek kombetaren në çdo ndeshje apo edhe 1 ndeshje të vetme e kupton rëndësinë e këtij investimi të rëndësishëm. Politika duhet të mbështesë projekte të tilla, aq më tepër që do ti jap një fytyrë të re Tiranës dhe Shqipërisë”.