Profesor Mark Marku, të enjten, deklaroi se pedagogët e Universitetit të Tiranës kishin nëntë muaj pa marrë pagat dhe kjo ka ardhur si pasojë e ligjit për arsimin.
Marku u shpreh në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, se studentët nuk mund të negociojnë me kryeministrin pasi dyshojnë tek mbajtja e premtimeve.
“Nuk duhet negociuar me ata që vetëm mashtrojnë”,- tha Marku.