Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për LGBT, Ylli Manjani: Respekt për këdo që do të bëjë seks, por jo në shkolla

2018/04/06 at 11:06 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta President, Manjani refuzon mandatin: Do shkoj me pushime

Avokati Ylli Manjani, i cili u përmend sot nga ambasadori amerikan Donald Lu si nxitës i debatit për komunitetin LGBT ka deklaruar se ky nuk është shqetësimi kyresor për Shqipërinë.


Në një lidhje direkte  për emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare, Manjani tha se ajo që duhet të përgjigjet ambasadori është debati që është hapur në Amerikë për përfshirjen në një reformë që ka dorëzuar sistemin e drejtësisë tek qeveria.

Pjesë nga intervista

Ylli Manjani: Së pari unë nuk kam asnjë shqetësim me LGBT, jo vetëm me ata, por me asnjëri sa herë ka dëshirë të bëjë seks me kë të dojë dhe ku të dojë, është çështje krejtësisht private dhe nuk është çështja ime kjo. Ky ka qenë reagimi im. Aq më pak kam interes të di kush janë donatorët që i mbështesin këto lloj diskutimesh. Në Shqipëri jetohen me para donatorësh dhe unë nuk kam ndërmend të furnizoj askënd me lajme që të hiqet si viktimë apo të bëjë çfarë të dojë. Aq më pak kur në këtë debat futen dhe ambasadorët.

Unë prisja nga ambasadori amerikan të kishte një përgjigje për debatin që është çelur në Amerikë për çështjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, kontributi i drejtpërdrejtë i zotit ambasador, me akuza të ardhura nga Amerika jo nga ne, për përfshirjen në një reformë që ka dorëzuar sistemin e drejtësisë tek qeveria, Kjo është tema e ditës dhe jo LGBT.

Ilva Tare: E ka kthyer ambasadori një përgjigje dje tek Fevziu, ku ka thënë nuk ka asnjë të vërtetë

Ylli Manjani: Përgjigja e ambasadorit ka qenë që nuk i kanë dhënë para Sorosit dhe mua nuk më duhet ku i ka dhënë paret, ja ka dhënë Sorosit apo nuk ja ka dhënë. Nuk është tema në Shqipëri Sorosi apo antisorosi. Tema është kjo dhe realiteti që po jetojmë të gjithë: Njerëz dhe peshq në këtë vend, të mëdhenj apo të vegjel po kuptojnë që kryeministri i  vendit është polic, gjykatës dhe prokuror. Kjo është pasojë e drejtëpërdrejtë e reformës së gabuar në drejtësi të mbështetur nga ambasadori amerikan. Për këtë unë e ftoj ku të dojë dhe si të dojë të bëjmë debat për çështje shumë serioze sesa çështja e LGBT-ve. Unë nuk kam asgjë me ta, jam qytetar i Europës, jam qytetar që i nënshtrohet Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, respekt për cilin do që do të bëjë seks ku të dojë dhe më kë  të dojë, por jo në shkollë. Pra që ta ndajmë pjesën e LGBT nga ambasadori. Me ambasadorin amerikan dhe me këdo tjetër, unë dhe kushdo tjetër që janë shumicë që mendojnë se dita më kritike e shtetit shqiptar është dorëzimi i sistemit të drejtësisë në duart e qeverisë. Gjë më antidemokratike sesa kjo nuk mund ti ndodhi një shteti dhe kjo është me të cilën duhet të merreni.

Ilva Tare: Me lejoni tju pyes, sepse po akuzoni ambasadorin që ka qenë mbështetës…

Ylli Manjani: E kanë akuzuar senatorët e vendit të tij jo unë.

Ilva Tare: Reformën në drejtësi e kanë votuar 140 deputetë të Kuvendit

Ylli Manjani: Unë nuk fajësoj Donald Lu

Ilva Tare: Po për cfarë po e fajësoni Donald Lu atëhere?

Ylli Manjani: Unë nuk jam nga ata që kam fajësuar ndonjëherë ambasadorët. Unë nuk quaj përgjegjës ambasadorët për vendimet që marrim ne vetë. Por ka akuza jo nga unë as nga shqiptarët, nga senatorët amerikanë. Ka një debat që prek drejtpërsëdrejti dhe po trajton një cështje që është jetike, ky është shqetësimi. Nëse ka ndonjë gjë ambasadori do t’ja dinim për ndër, nëse nuk ka, s’ka nuk është i detyruar ta bëjë. Por që të merret me histori LGBT-ve se ku i cojmë fëmijët në shkollë ne dhe të dëgjojmë histori LGBT unë këtë nuk kam për ta pranuar kurrë. Kjo është një histori e komplikuar që nuk ka vend dhe nuk meriton vëmendje mediatike. Çështja kryesore është dorëzimi i drejtësisë në duart e qeverisë. Pastaj LGBT respekt, nëse dikush ndihet i bullizuar dhe do ndonjë shërbim avokatie ia ofroj pa pagesë, por ju lutem shumë na lini shkollat të qetë. Në shkollë mesojnë mësues, edukohen fëmijë, mësues që dinë ta bëjnë këtë punë, atyre ua kemi ua kemi besuar fëmijëve.

 

Etiketa: LGBTManjaniseksishkolla


Ju sugjerojmë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Para
Horoskopi/ Lexoni cila është shenja juaj me fat për ditën e sotme

Horoskopi, 7 Prill 2018

Parashikimi i motit, shijoni “pranverën” mes vjeshtës

Moti në fundjavë: Temperaturat shkojnë në 28 gradë

Artistët prezantojnë projektin e tyre për Teatrin Kombëtar, Lami: Qendresë ndaj arrogancës poshtëruese të Kryeministrit

Artistët prezantojnë projektin e tyre për Teatrin Kombëtar, Lami: Qendresë ndaj arrogancës poshtëruese të Kryeministrit
















TE FUNDIT

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe...

Lexo më shumë

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
13 Tetor, 2025

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com