Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për armëmbajtjen në prag të administratës së re amerikane

2025/01/07 at 8:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA ngre alarmin: Një sulm terrorist si ai i Moskës rrezikon të ndodhë në vend

Gjatë administratës së Presidentit Biden u forcuan masat për parandalimin e dhunës me armë zjarri, por kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, pritet të ketë një ndryshim të madh të politikave mbi armëmbatjen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias bisedoi me zotërues armësh me leje dhe individë që mbrojnë sigurinë ndaj armëve dhe sjell qëndrimet e tyre.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar se do të veprojë me shpejtësi që të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të zotëruesve të armëve me leje, gjatë administratës së tij.

“Në mandatin tim të dytë, do të përmbysim sulmin e Bidenit ndaj Amendamentit të Dytë. Masat do të jenë të shpejta dhe të forta, duke nisur nga momenti kur Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë”, u shpreh zoti Trump në 18 maj të këtij viti.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pothuajse 47 mijë vetë humbën jetën nga dhuna me armë në vitin 2023.

Presidenti Joe Biden vuri në fuqi një sërë masash që sipas analistëve po ndihmojnë në uljen e këtij bilanci.

“Këtu përfshihen fondet për të financuar programet në komunitete për ndërhyrje ndaj dhunës me armë. Administrata Biden ka forcuar edhe kompetencat e FBI-së dhe Byrosë së Armëve të Zjarrit për të rregulluar këtë industri”, shprehet Jen Pauliukonis e Universitetit Johns Hopkins.

Grupet që mbështesin të drejtën për armëmbajtje thonë se këto masa shkelin këtë të drejtë të përcaktuar në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës amerikane. Ata janë të bindur se zoti Trump do t’i heqë masat.

“Ne nuk mendojmë se ata kanë bërë ndonjë gjë për të rritur sigurinë e njerëzve. Gjithçka kanë bërë është shkelja e të drejtave të Amendamentit të Dytë”, shprehet Alan Gottlieb, nga Fondacioni “Amendamenti i Dytë“.

Mbështetësit presin me padurim që zoti Trump të përmbushë premtimin e tij për të nënshkruar një ligj që do të bënte të mundur që zotëruesit e armëve me leje të udhëtojnë në të 50 shtetet me armët e tyre.

“Në çdo shtet që udhëton duhet të shohësh paraprakisht ligjet respektive mbi armët dhe në disa raste, ligjërisht nuk e mban dot. Pra, kjo është diçka që ne do të dëshironim ta shihnim në nivel federal”, shprehet Nik Clark nga Grupi “Wisconsin Carry Inc”.

Djali i Frank Cimorellit, Camden, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vdiq disa javë pasi qëlloi veten, në vitin 2022, me një armë të blerë ligjërisht. Cimorelli do të donte që disa masa sigurie për armët, si për shembull kontrolli i të shkuarës së individit, të vazhdonin të mbeteshin në fuqi edhe gjatë administratës së Presidentit Trump.

“Unë nuk kam asnjë problem me faktin që një prind dëshiron të mbajë një armë në shtëpi për mbrojtje. Problemi që kam unë është, se përse e drejta juaj për të pasur një armë e lë në hije të drejtën time për t’i mbajur armët larg shtëpisë sime?”

Anketimet e Institutit Pew tregojnë se ka një mbështetje të gjerë në opinionin publik, si te republikanët dhe te demokratët për të parandaluar blerjen e armëve nga individë që kanë probleme të shëndetit mendor.

Por amerikanët mbeten thellësisht të ndarë mbi shumicën e propozimeve mbi politikat për armët./voa

Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të plagosur

Orban: Evropa është indirekt e përfshirë në luftë me Rusinë

SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

“10 ditë serume e pa analiza”, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com