Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

2025/06/17 at 2:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

Në Urdhrin e Psikologut vijon një debat i fortë për emrin se kush do ta drejtojë atë. Brunilda Laboviti, e cila thotë se është zgjedhur si presidente e Urdhrit në një mbledhje të datës 5 Qershor të këtij viti, i është drejtuar me një letër kryeministrit, disa ministrive dhe Prokurorisë së Tiranës në lidhje me situatën.


Ajo pretendon se mandati i Valbona Treskës, e cila është presidente aktuale e Urdhrit, e zgjedhur në vitin 2021, i ka mbaruar prej fillimit të muajit prill 2025. Për këtë arsye, janë organizuar një palë zgjedhje, ato të datës 5 qershor, ku kanë marrë pjesë 451 anëtarë të Asamblesë së Urdhrit.

“Nga të cilët 238 vota kanë qenë për kandidaten e zgjedhur tashmë si Presidente Dr. Brunilda Laboviti dhe 140 vota për kandidaten tjetër Znj. Elona Mustafaraj”, thuhet në letër.

Po Laboviti pretendon se më 13 qershor, pra një javë pas atij të 5 qershorit ku ajo thotë se u zgjodh presidente, u zhvillua një mbledhje “në kushte të panjohura”. Në letrën e saj thuhet se këshilli është mbledhur në ambiente të panjohura. Por përveç kësaj, sipas Labovitit, në këtë mbledhje është vendosur që anëtarë aktivë me të drejtë vote në mbledhjen e 5 qershorit kanë qenë 1480 psikologë.

Bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të asaj date, kanë marrë pjesë vetëm 451, duke mos arritur shumicën e thjeshtë të anëtarëve për të zgjedhur Presidentin e Urdhrit dhe njëkohësisht edhe Këshillin Kombëtar. Por Laboviti pretendon se ligji është interpretuar ndryshe dhe në mënyrë të paligjshme.

“Sikurse del në pah qartë, ky Këshill i paligjshëm dhe ish-Presidentja, në kundërshtim me njohuritë bazë që merren që në vitin e parë të Fakultetit të Drejtësisë, kanë vlerësuar që shumica e thjeshtë e anëtarësisë nënkupton 50%+1 votë, gjë e cila është absurde dhe krejtësisht e paligjshme, pasi shumica e thjeshtë është një votë që bën dallimin dhe ligji në fjalë nuk kërkon një kuorum pjesëmarrjeje dhe as për zgjedhjen. Kjo që pretendohet si shumicë e thjeshtë, në fakt është shumicë absolute dhe përfaqëson formën më të ulët të shumicës së cilësuar, e cila zakonisht shfaqet në format 2/3, 3/4, 3/5 etj”, thuhet në letrën e saj duke pretenduar se vetë Treska në vitin 2021 u zgjodh me votat e 421 anëtarëve.

Për këtë arsye, Laboviti akuzon Treskën se ka vendosur të mbajë peng institucionin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut.

“Motivet dhe qëllimet e saj dhe bashkëpunëtorëve mbeten të paqarta, por sigurisht kemi të drejtë të dyshojmë që lidhen me keqdrejtimin dhe abuzimet që kanë ndodhur në urdhër nga krijimi deri më tani, për të cilat kërkohet me çdo kusht të sigurohet mbrojtje e paligjshme nga auditimi dhe kontrolli i anëtarësisë etj, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve dhe pushtimit të zyrave dhe pasurive të tjera të Urdhrit”, thuhet në letrën drejtuar institucioneve.

Laboviti thekson se mosnjohja e zgjedhjeve përbën veprim të paligjshëm që cenon funksionimin normal të organit vetërregullues profesional.

“Më tej, interpretimi në mënyrë arbitrare dhe të gabuar i kuorumit dhe shumicës së thjeshtë, duke vendosur kritere të pabazuara në ligj për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, bie në kundërshtim flagrant me të drejtën zgjedhore dhe parimet e përgjithshme të së drejtës publike”, thuhet në letër.

Ajo kërkon ndryshimin e organeve kompetente për rivendosjen e ligjshmërisë, duke akuzuar ndër të tjera Treskën edhe se mund të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas saj mosfunksionimi i institucionit vë në rrezik edhe detyrat e saj siç duhet ndaj sistemit të drejtësisë, arsimor, shëndetësisë dhe shumë fushave të tjera ku psikologut ligji i njeh “funksion të pazëvendësueshëm”.

“Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese të ndërmarrin veprime të menjëhershme, të qarta dhe të rrepta për të rivendosur ligjshmërinë dhe për të ndërprerë paligjshmërinë dhe të mos bien pre e lojërave procedurale për kërkime dhe pretendime ‘prima facie’ abuzive. Kultura e mosndëshkimit dhe e lejimit të lulëzimit dhe gëzimit të produkteve të veprimtarisë penale, sikurse në këtë rast, duhet të marrë fund dhe të mos lejohet që ky urdhër të bëhet rast, sikurse disa urdhra të tjerë. Gjykojmë që Ministritë pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar të rivlerësojnë qëndrimin e tyre duke larguar së pari anëtarët që thuajse nuk marrin pjesë kurrë, por që kanë marrë pjesë vetëm në këtë mbledhje për të ndihmuar Znj. Treska në realizimin e qëllimeve të saj kriminale, si dhe që po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik në tërësi. Së fundmi, ju bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë edhe pengmarrëses Znj. Treska dhe bashkëpunëtorëve të saj të Këshillit Kombëtar të vitit 2021 të heqin dorë sa më parë dhe të rivendosin ligjshmërinë duke lejuar kryerjen e funksioneve normale nga organet e zgjedhura në zgjedhjet e datës 05.06.2025”, tha Laboviti në letrën e saj.

Asambleja e Urdhrit të Psikologut kërkoi edhe në vitin 2024 shkarkimin e presidentes Valbona Treska. Por kjo e fundit sqaroi në “Opinion” asokohe se në mbledhje nuk ka qenë një e treta e psikologëve. Madje ajo pretendoi se asokohe ata që morën pjesë u manipuluan pasi nuk iu komunikua që do të shkonin për shkarkimin e presidentes./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Para
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
















TE FUNDIT

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
1 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
1 Tetor, 2025

Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për...

Lexo më shumë

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
1 Tetor, 2025

Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose...

Lexo më shumë

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
1 Tetor, 2025

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, nënshkruan sot një marrëveshje për përgatitjen e studentëve përmes praktikave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com