Gazetari Mustafa Nano, të enjten, ka kërkuar ndjesë publike në lidhje me paraqitjen e tij dy ditë më parë në të njëjtën studio, ndërsa ofendoi deputetin demokrat Ervin Salianji në lidhje me çështjen e audio-përgjimit të Agron Xhafës.
Nano u shpreh në ‘Opinion’ se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij ku dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik. Ai tha se kjo nuk është një sjellje e hijshme, duke shpresuar që kjo të mos ndodhë më.
“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”, u shpreh gazetari Mustafa Nano.