Ermal Hasimja dhe Henri Çili janë përplasur mbrëmjen e sotme me pedagogun e filozofisë politike Arlind Qori mbi debatin universitet publik apo privat.
Për Qorin, Çili dhe Hasimja, kërkojnë që fitimet e tyre t’i mbështesin në financimet e qeverisë.
Sipas tij, një ndërmarrje fitimprurëse serioze nuk ka nevojë për ndihmën e shtetit, por kërkon t’a heqë shtetin nga qafa.
Qori theksoi se këta kërkojnë para nga shteti dhe kjo nuk është normale.
Ndërsa dy pedagogët, mendojnë se e ka kuptuar gabim ligjin për arsimin e lartë dhe një mentalitet komunist nuk e ndihmon debatin.
Debati
Henri Çili: Je komunist
Ermal Hasimja: Ja fut kot, e ke gabim. Nuk ke kuptuar asgjë.
Arlin Qorri: Ju kërkoni para nga shteti dhe kjo nuk ka kuptim. Ju duhet të kërkoni që shteti t’iu lejojë ju të hapni një universitet privat.
Ermal Hasimja: Po ku jemi këtu ne në Kubë apo në Korenë e Veriut
Video: