Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati mbi testet, ekspertët: Nuk ka arsye të ndryshojmë strategjinë

2020/04/07 at 5:40 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati mbi testet, ekspertët: Nuk ka arsye të ndryshojmë strategjinë

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka reaguar pas debatit publik mbi numrin e testimeve që është duke kryer Shqipëria, në kuadër të luftës kundër Covid19.

Komiteti thekson se ky debat zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet por sqaron se strategjia e testimit për koronavirus bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Komiteti sqaron se përgjegjësia e saj është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhitin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejnë asnjë arsye për ta rikonsideruar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, dhe shton se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente.

Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar planin e paracaktuar Strategjik.

Komiteti ka gjithashtu një lutje për të gjitha burimet e informimit, si dhe të gjithë aktorët dhe faktorë publikë, që të sigurohen që opinionet e tyre joprofesionale, apo profesionalisht të palidhura drejtpërdrejt me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të mos krijojnë konfuzion, të hapin shtigje për hamendësime dhe gjykime të gabuara nga ana e opinionit publik, mbi punën tonë.

Komiteti sqaron se janë tejet të inkurajuar mbi rezultatet e arritura deri më sot, teksa shton se në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që është ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor.

Në fund, Komiteti Teknik i Ekspertëve siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se udhërrëfyesi i tyre i vetëm, është ndërgjegja profesionale./Opinion.al

Etiketa: ekspertkoronavirusstrategji

Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
Koronavirusi/ Rekord i zi në Britani, mbi 500 persona vdesin për 1 ditë

Rritet trendi negativ në Britani, 786 viktima në 24 orë

Fëmijët me probleme të zhvillimit të trurit dhe edukimi

Fëmijët me probleme të zhvillimit të trurit dhe edukimi

Vijon debati për testet, PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Toni Blair

Vijon debati për testet, PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Toni Blair

TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com