Aktualitet

Debati i Ramës me gazetarin, Açka: Dikur është rrahur për fjalën e lirë, tani…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 02/07/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ashpër, në lidhje me përplasjen që pati ditën e djeshme në konferencën për mediat kryeministri Edi Rama me gazetarin Klevis Muka të cilit i tha se do ta çojë për tre muaj në “riedukim” pasi ky i fundit pyeti ministren Olta Xhaçka nëse kishte zbatuar kodin etik me bashkëshortin të shpallur investitor strategjik.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Açka shkruan se “kush e mendonte se Edi Rama, njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet”.

Më tej ajo thotë se është në solidariteit me gazetarët, teksa thekson se në fakt, duhet të hapim me ligj një shkollë, të cilën e quan “Shkolla e Riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”.

E kush e mendonte se Edi Rama, njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet. Në solidariteit me gazetarët! Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”. Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura. Në fakt, na duhet të hapim me ligj një shkollë: Shkolla e Riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”-shkruan Açka.

Pas