Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati/ Dritëroi i vdekur fut në sherr të gjallët Artur Zheji dhe Pëllumb Kulla

2017/02/07 at 10:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debati/ Dritëroi i vdekur fut në sherr të gjallët Artur Zheji dhe Pëllumb Kulla

S’ka mbushur dy ditë që nga dita kur Dritëroi poeti i jetës por i anatemuar edhe si shkrimtari i sistemit të kaluar, u largua nga kjo botë, ku siçdo i ikur që la famë në Shqipëri, vdekja nuk i rehaton nga mëkatet e së kaluarës, por u kundërvë të shkuarën nga të gjallë që ndahen në dy llogore në Dritëroist dhe anti-Dritëroist. Rasti i freskët është analisti Zheji dhe shkrimtari Pëllumb Kulla. Që duket se kanë hapur romanin e vërtetë të Dritëroit, ku i pari e damkon dhe tjetri e mirëkupton….


Pak ditë më parë Zheji në shkrimin opinion “Kur Rama kishte frikë nga lidhja e Shkrimtarëve dhe Dritëroi” i rendit shkrimtarit të ndarë nga jeta disa mëkate në kohën kur ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëe aty nga viti 1973-1991, një periudhë e errët represioni për artin ku numërohen disa emra të njohurësh shkrimtarësh, poetësh, regjisorësh, aktorësh të dënuar, pushkatuar, varur, apo syrgjynosur në disa prej emrave më të frikshëm të burgjeve dhe kampeve të internimit në periudhën diktatoriale. Zheji në shkrimin e tij e quan Dritëroin “Kryeroja i linjës së kuqe të sistemit” citoj “Për brezin e intelektualëve, tashmë të lashtë të viteve ’80, Agolli ishte kryekoka e censurës staliniste shqiptare, në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve, kryeroja e zgjuar e linjës politike të kuqe flakë, në letërsi dhe art, që mbijetoi si një dorë e fortë në të gjitha spastrimet më të tmerrshme të viteve ’70-’80, në krizën vrastare të Enver Hoxhës.
Kur u internuan dhe u burgosën këngëtarët e Festivalit 11 në Rtsh, kur u burgos dramaturgu Todi Lubonja, Minush Jero apo u internua regjizori i mrekullueshëm, Kujtim Spahivogli që kam patur fatin ta njihja, apo regjisori Mihallaq Luarasi sëbashku me të shoqen, të supertalentuarën Edi Luarasi dhe qindra raste të tjera. Apo kur u burgos Edison Gjergo, për një pikturë me partizanë që rrinin rreth zjarrit në një mëngjes acari, që më pas u bojatis dhe u shqye. S’po flas për poetët e pushkatuar, për poetët apo shkrimtarët e shtypur dhe të tredhur në heshtje, për intelektualët, që më pas u përzunë si zgjebe nga Shqipëria pas viteve ’90.

Dhe të gjitha këto ndëshkime kriminale të Partisë, kishin të paktën një “Ok”, të dorës së parë edhe nga Agolli, që ndërkohë shkruante poemën “Nënë Shqipëri” kushtuar Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha dhe rrinte kurdoherë në bashin e vendit dhe në bashin e tribunave, me raki dhe kabuni.”
Ky përkufizim duket se nuk i ka ardhur në asht shkrimtarit dhe regjisorit të njohur Pëllumb Kulla ku në shkrimin e tij “Sa mirë bëre që vdiqe o Dritëro” parodizon baltën që sipas tij po hidhet mbi shkrimtarin. Një sulm që në padukje ka shkrimin e Zhejit ku duke i marrë fonemën e parë e satirizon duke e quajtur Zhburrë.
“Çfarë thanë për ty, mund të t’i kishin thënë edhe sa ishe gjallë, edhe bile teksa lëngoje në shtrat. Do të të kishin gjallëruar. Do të të kishin ngritur në këmbë, më mirë se çdo doktor e çdo medikament! Aq revoltuese ishin. Por pritën sa të vdisje. Zhburrat mezi i presin vdekjet se ndihen më komodë pa atë njeriun që shajnë. Vdekjet u vijnë për mbarë shkarashkruesve që këndojnë trimëritë e veta, që mbushin memuarët si ua do qejfi, që shtrembërojnë dhe pikturojnë ca realitete, që të vdekurit nuk ua kundërshtojnë dot.”
Kulla nuk e ndal këtu damkimin për Zhburrat ku në fund shkruan….
“Ti, o kritizeri im i pafytyrë dhe ju, o sharamanë pa gravitet tokësor, që kërkoni heroizmat e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, nuk ju vjen turp që nuk kryet ju vetë një akt heroik?! Akti heroik nuk ka nevojë as për emra, që ju s’I kishit, as për stilograf, as për penel dhe as për piano e violina. Do t’ju kërkoj pra, atë që i kërkoni Dritëroit dhe Ehrenburgut: Nuk ju vjen turp që keni jetuar në diktaturë?! Dhe as që keni mbetur gjallë nuk ju vjen turp?!

Dhe përgjigja e Zhejit nuk ka munguar për Kullën, por tashmë pa u fshehur, por duke ju drejtuar me emër në shkrimin “Dy fjalë për Pëllumb Kullën”
“E lexova shkrimin tuaj dhe parodizimin që më bëje, sidoqoftë me elegancë dhe me rregulla dhe kode, ndonëse me pikëpamje krejt të ndryshme.
Porse, si shkrimtar që je, e kishe çuar metaforën në skajin më të skajshëm, duke deformuar, me ose pa dashje, krejt thelbin e shkrimit tim për Agollin.

Unë nuk di ndonjë poet apo shkrimtar në botë, që të varroset me ceremoni shtetërore, përveçse në Kinë ose në Korenë e Veriut ndoshta…
Shteti dhe poeti, janë gjithmonë “në sherr” me njeri tjetrin. Mirëpo kur shteti dhe qeveria, të bën një ceremoni të tillë, dëshmon një qëndrim politik dhe jo një ngushëllim njerëzor, për “poetin e ëmbël”, që nuk mund të jetë i ëmbël edhe për shtetin, edhe për lexuesin njëherësh.”
I vdekuri fut në dhe edhe të gjallët me të gjallët e tij. Si jetoi Dritëroi? Kur veproi Dritëroi? A duhet ta gjykojmë Dritëroin e djeshëm në këndvështrimin e lirive të sotme? Mos ndoshta pas përplasjeve Zheji-Kulla, duhet të hapim njëherë e mirë kutinë e mëkatëve dhe të mirave për gjithsecilin, qoftë edhe pa ikur nga kjo botë?

Etiketa: Artur Zheji. Dritero AgolliPellumb Kulla


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
Bleona Qereti në “Grammy Awards”?!

Bleona Qereti në “Grammy Awards”?!

Detajet/ Si e tradhëtuan shenjat gishtave atentatorin e Capjave që u kap në Hollandë

Detajet/ Si e tradhëtuan shenjat gishtave atentatorin e Capjave që u kap në Hollandë

Video/ Mavraj eliminon ekipin e tij, kalon me Hamburgun në çerekfinale

Video/ Mavraj eliminon ekipin e tij, kalon me Hamburgun në çerekfinale
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com