Politikë

Debati Berisha-Spiropali: Je pensionisti më i shtrenjtë në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 08/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berish është përshirë në një debat me ministren Elisa Spiropali gjatë seancës parlamentare.

Spiropali iu përgjigj akuzave të Berishës lidhur me rritjen e çmimeve në vendin tonë, duke e cilësuar kryedemokratin si pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”.

 “Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doktor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë”, tha Spiropali.

Pas këtyre deklaratave, Berisha denoncoi një rast privatizimi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Ai tha se dhoma e zhveshjes për fëmijët që luanin futboll, ishte privatizuar dhe i ishte dhënë vjehrrit të Elisa Spiropalit me ndikimin e kësaj të fundit.

“Nëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shih ata që ka përreth. Por kam një problem të dytë. Meqë zonja u gozhdua te pensionistët, nuk mund të mohohet se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm. Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të mrekullueshme. I lë fëmijët të zhvishen në të ftohtë, ndërsa ndërtesa është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Spiropali”, tha Berisha, teksa lexoi edhe mesazhin e një qytetari.

Pas