Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i ftuar sot në emisionin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit” në “News24”.
Ai u pyet fillimisht për padinë që ka ngritur ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me rekomandimin e tij në gjykatë për lirimin e Lul Berishës.
Mirëpo, ndërkohë që Rakipi kishte në linjë edhe Vangjush Dakon, Basha ka refuzuar debatin me të. Ai ka thënë se nëse Dako fliste në emision, ai do të largohej.
Pas debateve disaminutëshe me drejtuesin e emisionit, u vendos që Dako mos të fliste në emision. Madje, në linjë direkte, Basha i ka thënë Dakos: Suksese në jetë.