Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debatet në PD/Vokshi: Ti s’e përcakton kohën e Berishës! Basha:S’ të marr leje ty

2021/11/09 at 2:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debatet në PD/Vokshi: Ti s’e përcakton kohën e Berishës! Basha:S’ të marr leje ty

Është shoqëruar me debate mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar  të PD, edhe pse kreu i selisë blu, Lulzim Basha u përpoq që  të diskutohej vetëm për veprimtarinë parlamentare.

Gazeta Panorama ka zbardhur debatet me dyer te mbyllura në selinë blu! Mësohet se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, i cili hapi mbledhjen, u kërkoi deputetëve që të analizojnë me kujdes projektbuxhetin, të nxjerrin problematikat si dhe të kenë pjesëmarrje aktive në komisione.

Në vijim iu shpjegoi deputetëve se përse do të kërkonin që miratimi i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore të shtyhej për në mbledhjen e ardhshme. Basha u ka shpjeguar deputetëve se maxhoranca kërkon që objekti i punës në komisionin e posaçëm të nisë aty ku e la në korrik të vitit të kaluar, por sipas tij, qëllimi i PD-së nuk është që puna e komisionit të jetë e kufizuar.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Bashës ka reaguar deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari kreut të PD-së në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë për liderin historik, Sali Berisha.

Vokshi i ka thënë Bashës se ai nuk mund të përcaktojë kohën e askujt. Këtij debati kreu i PD-së ka tentuar t’i shmanget duke i kujtuar se nuk është në rend dite. Por Vokshi ka këmbëngulur duke thënë se ajo distancohet nga ajo deklaratë, ndërsa kreu i PD-së i është përgjigjur: “nuk do të marr leje ty se çfarë do them në deklaratë.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua kryedemokratit që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

Etiketa: berishadebateVokshi

Ju sugjerojmë

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
Bota

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

18 Gusht, 2025 10:08 pm
Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
Rajoni

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

18 Gusht, 2025 9:55 pm
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Para

MEPJ sqaron shqiptarët: Të gjitha certifikatat e vaksinimit njihen në Greqi

“Opinion” /Misteret e rrëmbimit dhe vrasjes në Dajt

“Opinion” /Misteret e rrëmbimit dhe vrasjes në Dajt

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

Asnjë viktimë, 11 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

TE FUNDIT

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
18 Gusht, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke...

Lexo më shumë

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
18 Gusht, 2025

Ndërsa udhëheqësit evropianë e lavdëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës, ata...

Lexo më shumë

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
18 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr...

Lexo më shumë

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
18 Gusht, 2025

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com