Politikë

Debatet në PD, Rama: Sherr në një familje të shthurur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 27/09/21 |
Opi Nion

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar situatën në të cilën ndodhet PD pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Rama tha se këto debate janë si “sherr në një familje të shthurur”. Kryeministri tha se Shqipëria nuk duhet të kishte mbajtur 30 vite Berishën i cili akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë në vendin tonë.

 “Skam asnjë preferencë, nuk shoh asnjë dallim. Është një sherr në një familje të shthurur. Nga këta që njohim të gjithë i kemi mundur dhe do ti mundim. Për mua nuk ka asnjë gëzim që një personalitet, që ka qenë president, kryeministër, të vihet me shpatulla pas murit për të gjitha ato të vërteta që janë thënë. Edhe korrupsionin, edhe minimin e demokracisë, i di gjithë Shqipëria. Është simbol i turpit tonë të përbashkët, që e kemi mbajtur 30 vjet. E atyre që e kanë mbajtur. Se unë ia dola ta shkul”,-tha Rama./Opinion.al

Pas