Aktualitet

Debatet në PD/ Paloka: Ka deputetë që po ndjekin linjën e përçarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 31/03/22 |
Opi Nion

Pas debateve të mbledhjes të sotme në Grupin Parlamentar të PD-së ka reaguar deputeti i i PD-së, Edi Paloka. Në një status ne rrjetet sociale Paloka ka akuzuar deputetë të PD se po ndjekin rrugën e përçarjes, njëlloj si Lulzim Basha për të cilin thotë se ishte ai që solli përçarjen në parti.

Ndër të tjera Paloka shkruan se nëse dikush, për interesa te caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve Lulzim Basha me 9 shtator, atëherë ai duhet te gjejë rrugën e tij.

Postimi i Palokës

Është e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin e shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata qe ndjekin linjën e përçarjes se grupit.

L.B formalisht mori përsipër përgjegjësitë e tij për vendimin personal që solli si pasoje dhe përçarjen e PD dhe situatën ku jemi sot. Për fat te keq, ketë linje, që i intereson vetëm Ramës, po vazhdojnë ta ndjekin dhe dy tre deputete te tjerë qe përveç mandatit te deputetit qe ju kane dhënë demokratet, nuk kane asnjë tagër tjetër sot. Te flasësh gjoja për bashkim dhe te quash rikthimin e deputeteve te PD ne selinë e tyre dhe ne grupin parlamentar ; “pushtim me dhune” …!

Ne nuk ju detyruam te kërkonit falje për gjithçka na solli në këtë pike edhe pse kjo do ishte sjellje normale, presupozuam qe gjithë përgjegjësine e mori me vete L.B. Po pas kësaj, te sillesh sikur jeton ne një bote tjetër, jashtë realitetit e të besh sikur nuk kane ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e te kërkosh ti kthesh demokratet pikërisht atje ku filloi përçarja, kjo mua nuk me duket thjeshte naivitet .

Unë mendoj se kam qene ai qe duke patur dhe një post te rëndësishëm në parti, me shume se kushdo u përpoqa fillimisht te pengoja përçarjen e demokrateve, e me pas vazhdova te përpiqem për bashkimin e tyre. Kam qenë e jam me bindjen se pavarësisht se cila u konfirmua shumice brenda PD, bashkimi mbetet domosdoshmëri ne se duam te rrezojmë Ramën. Por ne se dikush, për interesa te caktuara, vazhdon linjën e përçarjes qe e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L.B me 9 shtator, atëherë ai duhet te gjeje rrugën e tij. Kush ka vullnet për bashkim e ka mundësinë ta tregoje sot. Demokratet kane humbur kohe boll, nuk kemi me kohe e energji për te harxhuar me njeri tjetrin.

Pas