Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debate të ashpra Dade-Tahiri: Miku i Doshit po më prish shtëpinë, Ti hesht

2015/12/03 at 10:04 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debate të ashpra Dade-Tahiri: Miku i Doshit po më prish shtëpinë, Ti hesht

Kryetarja e Komisionit te Jashtem Parlamentar, Arta Dade, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisioni./r/n/r/nLawmaker Arta Dade, speaks during a session of Foreign Policy Parliamentary Commitee.

TIRANE- Deputetja socialiste Arta Dade kritikon ashpër mënyrën se si po funksionojnë organet e shtetit, madje kritika të forta ka lëshuar ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithçka është zhvilluar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje deputetët kanë diskutuar për axhendën e ditës së sotme të Kuvendit, ku do të kalojnë një sërë ligjesh mjaft të rëndësishme, mes të cilave edhe projektligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në këtë pikë, deputetja Arta Dade ka kërkuar që të denoncojë në sallën e Kuvendit, pikërisht një çështje që ka një vit e gjysmë që e shqetëson atë dhe banorët e pallatit ku ajo banon, përballë sallës së parlamentit. Burimet nga mbledhja e grupit bënë me dije për


Debatet ka qenë me tone të larta mes deputetes së njohur të PS­së dhe ministrit të Brendshëm, deri aty sa Dade të akuzojë Tahirin se “mbron banditët e jo deputetët e qytetarët e thjeshtë”.

DEBATI

“Ka më shumë se një vit që kemi bërë ankesë në organet e policisë për një njeri që ka ardhur nga Velipoja, ka ndërtuar në tarracën e pallatit pranë parlamentit, ku banoj unë, dhe qytetarë të tjerë, të cilët më trokasin në derë. Kam kërkuar ndihmën e policisë të sqarojë këtë çështje, dhe nuk ka ardhur njeri. Kam kërkuar ndërhyrjen e INUK­ut dhe drejtoresha nuk hap telefonin. Zoti ministër, a mund të më japësh një sqarim lidhur me këtë shqetësim, që nuk është vetëm i imi, por i të gjithë banorëve të atij pallati? Si mund të vijë një tjetër e të ndërtojë mbi shtëpitë tona, mbi ç’të drejtë?!”, – mësohet të jetë shprehur deputetja Arta Dade.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mësohet të ketë thënë se e ka verifikuar dhe personi që ndërton në atë pallat ka leje të rregullt. Por, deputetja Dade mësohet të ketë sqaruar se edhe ajo nga ana e saj e ka bërë këtë verifikim dhe personi që ka ngjitur mbi tarracën e pallatit ku banojnë qytetarët ka vetëm leje për shtrim pllakash, që e ka marrë nga Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie, dhe jo leje për ndërtim. Dade mësohet gjithashtu të ketë thënë se banorët i trokasin në derë, si deputete dhe përfaqësuese e popullit që është, por nuk gjen zgjidhje nga institucionet e shtetit.

Më tej, debati ka vijuar edhe më i ashpër, ndërsa Dade i ka thënë Tahirit se “si ka mundësi që mbroni banditë dhe jo një deputet dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi”. Sipas Dades, ndërtuesi i dy kateve pa leje ka qenë sponsorizues i fushatës së PS­së në Shkodër dhe mik i Tom Doshit. Në këtë moment, mësohet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se as nuk e njeh këtë njeri, por ka dhënë prova se nuk pyet për miq kur vjen puna te zbatimi i ligjit. “Ka

sponsorizuar, s’ka sponsorizuar, unë nuk e njoh fare atë njeri, por edhe po ta njihja, këtë do të bëja. Kam dhënë prova që nuk pyes për miq e jo miq kur vjen puna te zbatimi i ligjit”, – mësohet të jetë shprehur Tahiri, sipas burimeve nga mbledhja e grupit të PS­së.

Në fund, Dade i ka kërkuar leje kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi, për të diskutuar dhe denoncuar rastin sot, në seancën parlamentare. “Ky zotëri po dhunon banesën time”, mësohet të jetë shprehur Dade, duke i njohur kolegët e saj me dëmet morale dhe materiale që i ka sjellë ky ndërtim në shtëpinë e saj. “Në studion time, sa herë bie shi duhet të vë legen të pres ujin”. Ndërkohë, ministrit Tahiri i ka sugjeruar që të dalë ta shikojë me sy të lirë ndërtimin dykatësh në oborrin e parlamentit.

Burimi: Gazeta Shqiptare

 

 



Ju sugjerojmë

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Bota

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

16 Qershor, 2026 8:58 am
Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Kronikë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

16 Qershor, 2026 8:56 am
Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
Bota

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

16 Qershor, 2026 8:54 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Para
Djemtë i bëjnë dhuratë dy striptiste, ja si reagon 60-vjeçari

Djemtë i bëjnë dhuratë dy striptiste, ja si reagon 60-vjeçari

FOTO/LAJM Peshkaqeni gjigand në brigjet e Vlorës

FOTO/LAJM Peshkaqeni gjigand në brigjet e Vlorës

Basha: Partia Demokratike nuk ka faj, DIA-s i ndërpremë kontratën

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme, thirrje për protestë mbarëpopullore më 8 Dhjetor

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
16 Qershor, 2026

Parlamenti i Hungarisë miratoi dje një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të shërbejnë për një maksimum prej tetë vjetësh, duke...

Lexo më shumë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
16 Qershor, 2026

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
16 Qershor, 2026

Një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende, tha presidenti iranian – pavarësisht se Donald Trump...

Lexo më shumë

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
16 Qershor, 2026

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i trishtë është bërë publik nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}