TIRANE- Burime të besueshme nga grupi parlamentar i PD-së thanë për Opinion.al se ka patur debate të ashpra mes deputetit Eduard Selami dhe Kryetarit Lulzim Basha gjatë mbledhjes me dyert të mbyllura të grupit.
Selami ka vënë në pikëpyetje lidershipin e Bashës dhe mënyrën se si partia po bën opozitë, duke theksuar nevojën për konsistencë të aksioneve opozitare.
Deputeti i PD ka kërkuar që grupi parlamentar i PD duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe më pas t’i shpjegojë popullit argementat pro apo kundër, rezervat apo sugjerimet që Partia Demokratike ka për reformën në drejtësi.
Sipas tij, reforma është jetike për Shqipërinë, por nuk është trajtuar siç duhet. Sipas Selamit, po përsëritet i njëjti gabim si me reformën territoriale.