LSI kundërshtoi sot disa nene të ligjit për minoritetet.
“Të mos e votojmë sot këtë projektligj, jo të mos kemi një projektligj të tillë, por ai duhet rregulluar dhe bërë ashtu si duhet, jo në gjendjen që është”, tha kreu i grupit, Petrit Vasili.
Më tej u shpreh se “në emer të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik që të bën të mendosh se jemi para ish-Jugosllavisë së djeshme”.
Pas tij ka replikuar ministri i Jashtem, Ditmir Bushati duke mbrojtur projektligjin. Ai akuzoi LSI se ndryshon qendrim sipas pozicionimit politik. “Kështu eshte kur kalon nga njera ane e tavolines ne nje tjeter”- tha ai, duke i kujtuar parafolesit se disa nga ish ministrat e LSI e kane firmosur kete draft.