TIRANË- Berisha akuzoi Metën për aferën korruptive të kontratës së CEZ me DIA. “Për herë të parë del në Arbitrazhin e Vjenës se Kastriot Ismailaj është rekomanduar nga Ministria e Ekonomisë në atë kohë për anëtar i këshillit. Ministria e Ekonomisë s’ka pasur asnjë tagër për këtë propozim. Si Ministër i Jashtëm ka negociuar për kontraktuar Kastriot Ismailajn. Do të gjejmë që dosjet që mbyllët ju njëra është 1 mld dollarë detyrime, tjetra shkon 3.5 mld $. Ju futi në xhep CEZ.”- tha Berisha nga folorja e Parlamenti.
Sakaq është përgjigjur kryetari i komisionit të Ekonomisë Erjon Brace: “
“Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, Albania telekomunication, adresa e kompanisë, ndërtesa ‘Aba Biznes Center’, pranë zyrës tënde. Çfarë kati e ke zyrën tek ‘Aba Center’ ti? (i drejtohet Berishës.) Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose me zyrë. 7 kompanitë të firmosura me kompanitë e CEZ pë rmbledhjen e borxheve. Me 2 prej tyre ke ndarë zyrat.”- i tha Braçe-Berishës.