Aktualitet

Debate në mbledhjen e grupit, Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 05/05/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se ka qenë deputeti Ervin Salianji ai që ka debatuar me Enkelejd Alibeaj. Salianji është shprehur se po sheh përpjekje për të ndarë partinë, ndërsa ka theksuar se mbledhja duhet të shtyhet kur të mblidhet i gjithë grupi. Sipas tij Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur te jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet te diskutohet ne kryesi grupi dhe ne grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore kanë nevoje absolute për ne”-tha Salianji.

Pas