Aktualitet

Debate në Komision/ Vokshi: Jeni shumë rëndë! Manastirliu: Flet pa edukatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 01/11/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë. Ka qenë deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu që janë “përplasur” me njëra-tjetrën.

Në momentin që Manastirliu po raportonte mbi numrin e qytetarëve që janë trajtuar nga paketa e rimbursimit, Vokshi i kërkoi një numër të saktë të mësuesve që kanë përfituar. Ajo akuzoi ministren se mësuesit nuk janë trajtuar si kategori e veçantë por janë paguar me 80% dhe jo 100% të pagës.

Debati:

Manastirliu: Më dëgjo tani se vetëm ti po keqkuptohesh këtu.

Vokshi: Jo unë po dua të qartësohem.

Manastirliu: Mjekët e familje se nuk japin terapi që nuk janë parashikuar në protokoll. Sipas terapive të përshkruara nga mjeku i familjes janë dhënë mbi 7500 receta.

Vokshi: Sa mësues janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë, ju nuk e dini sistemin e shëndetit publik ndaj jeni edhe e paqartë…

Vokshi: Sa rëndë që jeni, jeni shumë rëndë.

Manastirliu: Sa turp që kryetarja e Komisionit flet me kaq pa edukatë. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të folur pa edukatë këtu.

Vokshi: Më thuaj zero mësues janë trajtuar? Ata janë heronj, po japin mësim në kushte të vështira. Më thuaj sa janë rimbursuar, pse paguhen me raport 80% dhe jo 100% dhe pse nuk janë rimbursuar?

Manastirliu: Unë po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e miratuar nga qeveria. Për profesionet e mbështetur nga paketa, po bëjmë një ndarje të të gjithë profesioneve duke qenë se mësuesit janë trajtuar në funksion të protokollit si të gjithë qytetarët

Vokshi: keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë, nuk i keni parë nuk jeni kujdesur

Manatsirliu: janë vaksinuar të parë si nuk janë kategori e veçantë. Si mendon që mund të flasësh kështu? Si ofendon mësuesit kështu?

Vokshi: Po si e paguan me 80% ti mësuesin e infektuar me COVID, nuk përballojnë dot asnjë kurë. Nuk e keni numrin e mësuesve të rimbursuar?

Manastirliu: Jo janë pjesë e paketës së plotë të të rimbursuarve.

Pas