Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat te ligjet/ “Janë bërë shkarkime masive”, Presidenca: Kemi bërë një ristrukturim

2022/11/02 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debat te ligjet/ “Janë bërë shkarkime masive”, Presidenca: Kemi bërë një ristrukturim

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Ka qenë, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kërkuar sqarim për lajmet e dala së fundmi në media për shkarkime të shumta të punonjësve në Presidencë.

Lidhur me këtë përfaqësuesi i Presidencës, Florian Kali i është përgjigjur se largimet në Presidencë janë bërë bazuar në vlerësimet e dosjeve personale të punonjësve dhe sipas tij janë larguar ata që nuk plotësonin kriteret sipas ligjit.

Ndërkohë, deputeti Gazment Bardhi u shpreh se nuk mund të pranohet fakti që Presidenca të bëjë pushime masive nga puna, vetëm se u ndërrua Presidenti i Republikës. Sipas tij punonjësit duhet të kenë qëndrueshmëri në punë.

Debati

Alibeaj:  Do të doja një sqarim për disa njoftime që kanë dalë në media për disa shkarkime masive në Presidencë. Një pjesë e tyre sipas mediave kanë edhe statusin e nëpunësit civil. Pyetjen dhe sqarimin do të doja ta dija që këto shkarkime masive nëse kanë ndodhur, a mund të sjellin ndonjë impakt në buxhetin tuaj se këta punonjës nëse shkojnë në gjykatë dhe fitojnë gjyqet. Pra, a ka ndodhur apo jo dhe çfarë impakti mund të sjellin?

Florian Kali (Presidenca): Ne kemi bërë një ristrukturim dhe kemi sjellë strukturën e Presidencës siç duhet pasi ishte në një piramidë jo të drejtë. Në vlerësimet e dosjeve personale të gjithë personat që nuk plotësonin kriteret sipas ligjit, janë bërë largimet për mospërputhje kriteresh specifike. Numrin total nuk ua them saktësisht. Llogari për 2023 nuk shohim pasi nuk ka pasur asnjë procedim në gjykatën administrative. Nuk shohim ndonjë impakt gjatë viteve të ardhshme.

Gazment Bardhi: Pagat duhet të rriten për të gjithë administratën publike, jo vetëm për Presidencën. Sa i përket investimeve nëse lidhen me sigurinë e Presidencës, duhet të vendosen në dispozicion. Sa i përket shtesës në strukturë, ndaj të njëjtin shqetësim për pushime masive nga puna në institucionin e Presidentit. Nuk e pranoj dot që punonjësit që janë marrë në punë, janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Pushimet nga puna të pamotivuara janë të dënueshme kudo që ndodhin.  Nuk e pranojmë dot që Presidenca të bëjë pushime masive nga puna, vetëm se u ndërrua Presidenti i Republikës. Punonjësit duhet të kenë qëndrueshmëri në punë. Ju strukturën bëjeni siç iu përshtatet më shumë, por respektoni ligjin për nëpunësit civilë.

Bushka: Qëndrueshmëria e administratës është parim që garantohet. Ajo që ju thoni është sikur është kështu që thoni ju. Ristrukturimi i institucioneve është e drejtë e vetë institucionit. Kur flasim për çështje së pari duhet të jemi korrekt. Ne nuk bëjmë dot gjykatën është bërë gabim apo jo.

Bardhi: Ndodh për herë të parë që dalin në lajme për shkarkime masive nga puna në Presidencë. Është për herë të parë në historinë 30 vjeçare.

Bushka: Ne nuk mund të nisemi nga një lajm në media dhe të themi kështu është. Çdo institucion ka të drejtën e tij ta menaxhojë institucionin.

Bardhi: Unë po them është një shqetësim.

Bushka: Jam dakord që ka një shqetësim. Por që ti vëmë ne vulën që kjo që dëgjuam kështu është, kjo nuk është e qartë. Sekretari i përgjithshëm e shpjegoi.

Ju sugjerojmë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
Kronikë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

16 Janar, 2026 3:07 pm
Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
Sport

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

16 Janar, 2026 3:01 pm
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
Aktualitet

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

16 Janar, 2026 2:49 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

16 Janar, 2026 2:45 pm
Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut
Bota

Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut

16 Janar, 2026 2:41 pm
BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje
Bota

BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje

16 Janar, 2026 2:38 pm
VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri
Aktualitet

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

16 Janar, 2026 2:36 pm
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

16 Janar, 2026 1:32 pm
Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
Politikë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

16 Janar, 2026 12:40 pm
Para
Falsifikonte sasi të mëdha lekësh, kapet 61-vjeçari në Tiranë

Falsifikonte sasi të mëdha lekësh, kapet 61-vjeçari në Tiranë

Para syve 4 arkivole, britmat e nënës shqiptare dëgjohen në morg: Nuk jetoj më kështu

Para syve 4 arkivole, britmat e nënës shqiptare dëgjohen në morg: Nuk jetoj më kështu

VIDEO/ Momenti kur policët hyjnë në lokalin në Durrës, dyshohet se ushtrohej prostitucion

VIDEO/ Momenti kur policët hyjnë në lokalin në Durrës, dyshohet se ushtrohej prostitucion

TE FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
16 Janar, 2026

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit...

Lexo më shumë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
16 Janar, 2026

Policia e Maliqit nisi procedimin penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja...

Lexo më shumë

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
16 Janar, 2026

Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi...

Lexo më shumë

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
16 Janar, 2026

Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com