I ftuar në emisionin “Opinion” Lulzim Basha është përballur me një sërë pyetjesh nga gazetari Çim Peka. Mes të tjerave Peka e ka pyetur disa herë Bashën se pse nuk ju përgjigjet publikisht deklaratave të ambasadorëve që sipas tij janë të një anshme.
Peka ka thënë se Basha nuk i komenton ambasadorët, ndërsa Rama i ka blerë ata.
Më tej Basha është shprehur se parashtron për ambasadorët të gjitha problemet e qeverisë dhe qëndrimet e opozitës dhe komunikimi i tij është i drejtpërdrejtë me ambasadorët në takime dhe jo publikisht./Opinion.al