Në mbyllje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për “TIMS”, pati edhe një debat mes deputetes së PS, Blerina Gjylameti dhe kryetarit të Komisionit, Ervin Salianji.
Me ironi Gjylameti i sugjeroi Salianjit që mbledhjen e radhës ta caktoi ditën që PD do të zhvillojë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.
Salianji e ka vazhduar batutën duke u shprehur se mbështet idenë e deputetes.
Debati:
Gjylameti: Do të propozoja që mbledhjen e radhës të komisionit ta bëjmë ditën kur ju do keni prapë protestë se jeni më eficentë ashtu.
Salianji: Shiko ikët prapë, e keni ves. Protestën e kemi ne ju jeni më të gëzuar. çfarë e keni zakon që ikni prapë.