Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat mes Pjerin Ndreut dhe Sandër Lleshajt, ministri Klosi largon mediat

2020/06/10 at 11:49 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debat mes Pjerin Ndreut dhe Sandër Lleshajt, ministri Klosi largon mediat

Mbledhja e Task Forcës Për Turizmin ka vijuar pa praninë e mediave pasi kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu pati një debat me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.


Shkak është bërë shembja e ndërtimeve pa leje në këtë peridhë të sezonit turistik, e njoftuar nga IKMT.

Ndreu nuk ka pranuar paraqitjen e IKMT në zonat turistike pa njoftime paraprake pasi sipas tij kjo dëmton turizmin. Në fjalën e tij Ndreu deklaroi se është kufizuar pushteti lokal por kjo nuk do ti bëjë kryebashkiakët “policë rreshti”.

Lleshaj nga ana e tij u përgjigj duke thënë se nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur rregull në vend dhe se do të ruante disa gjëra për t’ja thënë kryebashkiakut të Lezhës në një moment tjetër.

Ndreu ka dashur ti përgjigjet Lleshajt por ka ndërhyrë Klosi, i cili ka kërkuar që të largohen mediat në mënyrë që mbledhja të zhvillohet pa kamera.

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: Të vijë IKMT-ja të bëjë rrëmujë pa dit fare bashkia dhe të lajmërohen inspektorë periferikë dhe kryetari i bashkisë mos të dijë gjë fare dhe as ti merret mendim, kjo për mua është e parregullt. IKMT duhet të vijë me një njoftim paraprak ku ne të diskutojmë dhe të japim mendim. Jo të bëjmë rrëmujë turizmin.   Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shemb disa objekte dhe më mbeldh inerte dhe unë s’kam kapacitet për t’i heq ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë në këto aksione të pamenduara. Ia kam  thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: Ne nuk jemi ushtarë rreshti por jemi kryetarë të njësisë vendore. Nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sfumu ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushteti lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë. Bëj thirrje publikisht të ulemi të diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Sms nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk  ekziston bashkia në bashkinë Lezhë ka këshill, ka staf ka dhe kryetar që vepron.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kursej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka pasur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Sipas rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend ,ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejtpërdrejtë dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër…Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur atë.

Klosi: Të largohen mediat. Jo jo Pjerin do ta japësh përgjigjen por dua të flas sepse kam shqetësim. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Para
SHBA, senati voton afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore

SHBA, senati voton afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore

Suedia mbyll hetimet rreth vrasjes misterioze së ish-kryeministrit

Suedia mbyll hetimet rreth vrasjes misterioze së ish-kryeministrit

Profil/ Në shënjestrën e OFL, kush janë nipi dhe miku i vjetër i Shullazit

Profil/ Në shënjestrën e OFL, kush janë nipi dhe miku i vjetër i Shullazit
















TE FUNDIT

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
6 Shtator, 2025

Vëllai i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë ka dhënë një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, ku ka folur  ndër...

Lexo më shumë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com