Kronikë

Debat me punonjësit për ndihmën ekonomike, 48-vjeçarja humb jetën në Bashkinë Lushnje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 29/12/22 |
Opi Nion

Një 48-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka humbur jetën ditën e djeshme në ambientet e bashkisë Lushnjë. Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është i është drejtuar ndihmës sociale. Mësohet se 48-vjeçarja ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyrë rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale si dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit në Lushnjë.

Pas mbërritjes së ambulancës, Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me vdekjen 48-vjeçares. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjë ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet vdekjes së 58-vjeçares.

Pas