Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat i ashpër/ Tabaku: Përdor SPAK si qen sulmi, Veliaj: Qetësohu pi pak ujë

2022/02/22 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debat i ashpër/ Tabaku: Përdor SPAK si qen sulmi, Veliaj: Qetësohu pi pak ujë

Me debate të ashpra është shoqëruar sot mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku sot po dëshmon kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.


Teksa kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku e pyet për vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj i lexon shkresat e kryebashkiakëve të PD në Vorë e Kavajë.

Tabaku akuzoi Veliajn se po i ngatërronte qëllimisht çështjet dhe ka kërkuar të marrë dokumentet që Veliaj kishte në dorë, por kryebashkiaku i Tiranës nuk pranoi t’i dorëzonte.

Pjesë nga debati:
Tabaku: Pronën mbi të cilën shtrihet landfilli i Sharrës a është në pronësi të Bashkisë së Tiranës?
Veliaj: Kjo është e pandershme, e bëre pyetjen, tani dëgjo përgjigjen. Ja ku i ke dokumentet. Nëse do kishit vajtur në punë në Bashkinë e Tiranës, do e kuptonit që prona është shtet. Për sa kohë nuk është pronë bashkiake, nuk mund të pyetet Këshilli bashkiak. Ju gënjeni, sepse ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.
Tabaku: Po flasim për dy gjëra të ndryshme. I cilit vit është vendimi.
Veliaj: Ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.
Tabaku: Citojeni pak vendimin.
Veliaj: Edhe njëherë, me qetësi, po ju them se i jam përgjigjur kërkesës së ministrisë për landifillin. Unë nuk flas kurrë për qarkun, por për Bashkinë e Tiranës. Ju them me qetësi se më keni atribute që nuk i kam.
Tabaku: Po i ngatërroni qëllimisht çështjet.
Veliaj: Nuk po më le të flas. Ti mund të bësh pyetjet, por jo të japësh përgjigje. Është e pandershme kjo. Nëse nuk më lë të flas…
Tabaku: Më lexo vendimin. Mos bëj si viktimë.
Veliaj: Po të jetë për përballjet tona, të kam mundur në gjyq për shpifje. Mos ma hiq mikrofonin, se je dënuar për shpifje.
Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Ja ku e ke vendimin. Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës. Ja ku e ke vendimin e 2017.
Tabaku: Po…
Veliaj: Më lër të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova se kam folur në emër të Bashkisë së Tiranës dhe jo të qarkut. Meqë ra fjala, meqë ju kam kolegë të PD, po ju them se të njëjtën shkresë ka bërë edhe Isa Sakja, pse merrni vetëm timen.
Tabaku: Do vijë dhe Sakja.
Veliaj: Ja ku e keni dhe shkresën e Isa Sakjas të PD-së. Ky mavria shkon dhe në detaje.
Tabaku: Mos ofendo njeri, lexo.

Veliaj: Po lëre tani, se po ta donit nuk e linit pa post. Unë e kam kaluar në këshill bashkiak, po ky jo. Ky flet në shkresë për shpronësim, do bënte shpronësim në Tiranë nga Kavaja, imagjino. Zelli i PD, që ju nuk e përfshini, por përfshini vetëm shkresën time…
Tabaku: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj politikën tënde.
Veliaj: Ti je dënuar për gënjeshtër. Pyetja është…
Tabaku: Pyetjet i bëj unë. I kërkoj komisionit të marrë dokumentet e kryebashkiakut.
Veliaj: Dokumentet më duhen këtu, do e dëgjosh përgjigjen? Jam duke u përgjigjur.
Tabaku: Administroni vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Jam duke u përgjigjur. Jam duke e përdorur materialen, nuk mund të ma marrësh nga dora. Për sa kohë po provoj që gënjeni, s’ma merr dot nga dora.
Tabaku: Gënjeshtari më i madh në këtë vend jeni ju.
Veliaj: Ju kam mundur në gjyq. Nuk ma merr dot nga dora dokumentin, që ekspozon gënjeshtrën tuaj.
Tabaku: Çfarë frike keni nga vendimi i këshillit bashkiak?
Felaj: Ka një standard.
Veliaj: Nuk mund të bësh pyetje mbi pyetje, prit njëherë përgjigjen.
Tabaku: Jo, do pres vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: E mbarove pyetjen?
Tabaku: Nëse del jashtë objektit, do të ndërpritesh. Përgjigju për Bashkinë Tiranë.
Veliaj: Bashkia e Vorës…
Tabaku: Për Bashkinë Tiranë… Jeni duke gënjyer në dëshmi. Kur të jesh Agim Kajmaku, atëherë hajde e na lexo vendimin e Bashkisë Vorë. Sot je përgjegjës për Bashkinë Tiranë.
Veliaj: Merr pushim, qetësohu.
Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.
Veliaj: Qetësohu, merr frymë.
Tabaku: Jam shumë e qetë, s’kam nevojë për mbrojtje. Ti ke dhjetë mbrojtës këtu, por ju dal të gjithëve përballë.
Veliaj: Të kam mundur.
Tabaku: Bashkë jemi përballur e do përballemi. Ti e përdor SPAK si qen sulmi.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Veliaj e përmendi në komision/Kryemadhi i nxjerr videon:E ka thënë me zërin e vet

Veliaj e përmendi në komision/Kryemadhi i nxjerr videon:E ka thënë me zërin e vet

U qëllua/Kush është Gentian Diva,i vëllai në burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia

U qëllua/Kush është Gentian Diva,i vëllai në burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia

Debate/ Veliaj: Je dënuar për shpifje.Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në vend

Veliaj: Je ndërtuese, xhaxhai po bën pallate. Tabaku: Ai ka ndërruar jetë, gënjen
















TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com