Bota

De Niro sërish sulm kundër Trump: Humbës dhe aspirant gangster


               Publikuar në : 17:45 - 20/04/19 |
xhu lia

Aktori i njohur Robert De Niro ka kritikuar sërish Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke e cilësuar si një humbës të madh dhe aspirant për gangster.

Ai u shpreh në një emision televiziv se ishte përpjekur ti jepte një mundësi presidentit. “Unë i dhashë atij një mundësi, e këtë e bëj me të gjithë. Por, ky njeri ka provuar tashmë se është një humbës i madh”, -tha De Niro.

Nuk është hera e parë që De Niro përfshihet në një konflikt me Trump, pasi vitin e kaluar gjatë ceremonisë së çmimeve “Tony” kishte folur kundër tij.

Aso kohe Trump iu kundërpërgjigj akuzave të aktorit duke thënë se është një indvid me koeficient të ulët inteligjence.

De Niro, i cili është fitues i dy çmimeve Oscar dhe do ti rikthehet aktrimit me “The Irishman” në “Netflix”, që do ta bashkojë me regjisorin Martin Scorsese.

De Niro gjithashtu u shpreh se zhanri ku në fokus janë gangsterët është i preferuar nga njerëzit. “Njerëzit i pëlqejnë temat e të qenit jashtë ligjit, por për të ardhur keq është se ne tani kemi një aspirant për gangster në Shtëpinë e Bardhë”,-përfundoi ai./Opinion.al/

 

Pas