Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 De Biazi flet për ndeshjen me Italinë: Nuk e kemi humbur shpresën për të shkuar në Rusi

2017/03/18 at 11:44 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas vëzhgimeve, De Biasi, i pakënaqur nga lojtarët e kombëtares

RENNES, FRANCE - NOVEMBER 14: Head coach of Albania Gianni De Biasi looks on during the international friendly match between France and Albania at Stade de la Route de Lorient stadium on November 14, 2014 in Rennes, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Xhani De Biazi është kthyer në një nga personazhet kryesore përtej Adriatikut pak ditë para ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Të gjithë duan të dinë se si tekniku italian krijoi një kombëtare shumë cilësore të cilën e drejtoi edhe në Europian, si dhe të njohin ambiciet që ka për duelin e javës së ardhshme.


Mes atyre që i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme De Biazit ka qenë edhe televizioni “Rai 2”, me një speciale gjatë emisionit “Dribbling”, ku është publikuar një intervistë e gjatë e teknikut të përfaqësueses. Nga mbërritja në Shqipëri, te “dashuria e verës” me Italinë, e deri te largimi i Tramexanit, De Biazi ka treguar disa nga prapaskenat e eksperiencës ë tij shqiptare.

Xhani De Biazi, a shpresonit që do të mbërrinit në këtë përballje me Italinë në një pozicion tjetër në klasifikim?

Sinqerisht po, mendoja se do të kisha 7 apo 9 pikë në rastin më të mirë të mundshëm, edhe për faktin se mendoja që Izraeli ishte një skuadër të cilën mund ta kalonim pavarësisht vështirësive që të sjell çdo ndeshje. Fatkeqësisht humbëm, keqas. Ishte një ndeshje e mbrapshtë, pas 15 minutash ishim me një lojtar më pak dhe në disavantazh, që sigurisht kushtëzoi ndeshjen tonë.

Çfarë nënkupton kjo ndeshje me Italinë për ty?

Padyshim që është për mua një ndeshje e veçantë pasi të luash ndaj Italisë në një aktivitet që ka peshë, si në këto kualifikuese të Botërorit, padyshim të jep një emocion të ndryshëm nga miqësorja e Xhenoas. Nuk e kemi humbur ende shpresën dhe dëshirën për të shkuar në Rusi. Ndaj nëse duam të shkojmë në Rusi, duhet të bëjmë një ndeshje ku hedhim në fushë 120% të vetes tonë duke u munduar që të mos bëjmë gabimet që kemi shfaqur kohët e fundit.

Pesë vite në Tiranë, janë shumë apo jo?

Po, kur e fillova këtë eksperiencë me kombëtaren shqiptare nuk e mendoja asnjëherë që do të qëndroja kaq shumë kohë. Por pas dyvjeçarit të parë, mendoj se ishte e drejtë të vazhdoja projektin se po ecte në rrugën e duhur, aq sa pastaj shkuam në Francë dhe morëm shumë kënaqësi. Për mua, për stafin dhe për djemtë ishte një eksperiencë që na shpërbleu, por edhe që na ndihmoi në formimin tonë.

Ishte edhe emri juaj mes atyre që mund të zëvendësonin Konten në verë. Pastaj FIGC zgjodhi Venturën. Si rrodhën ngjarjet më saktësisht?

Dritat “azurre” janë aq të bukura sa që edhe të verbërojnë. Unë si italian mund të them se në atë moment kam prekur qiellin me dorë dhe mendoj se isha shumë pranë përfundimit pozitiv të situatës. Pastaj në një moment shumë të veçantë, kur mendoja se gjërat po shkonin në mënyrën e duhur, ndryshoi gjithçka. Pastaj më vonë mësova edhe arsyet e vendimit dhe qëndrova trajner i Shqipërisë dhe vazhdoj kontratën me të. Por përkushtimi ndaj saj nuk do të jetë më i vogël për faktin se ekzistoi kjo “dashuri verore”. Keni qenë 5 vite bashkë por në periudhën e fundit, Paolo Tramexani vendosi të drejtonte Luganon. Çfarë humbje ishte kjo për ty? Mendoj se është një humbje e rëndësishme për mua, por nuk kam humbur mikun që mbeti i njëjt. Përkundrazi, kjo distancë e ka përforcuar më shumë miqësinë. Ai kishte në mendje dëshirën të provonte të ecte me këmbët e veta, të kërkonte një eksperiencë të re. Mendoj se ishte momenti dhe mosha e duhur dhe i uroj më të mirën.

Si kundërshtar në fillim mendoje Italinë. Tani sa shanse i jep vetes?

Para fillimit të eliminatoreve kishim pak shanse, mendoja se objektivi ynë maksimal ishte të arrinim të tretët. Pas humbjes në shtëpi me Izraelin, mundësitë tona janë zvogeluar.  Por kjo nuk do te thote qe do te dorezohemi. / Panorama sport

Etiketa: De BiasiDe Biaziitaliakualifikimetrusishqiperia


Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Shqiptarët shpëtojnë Athinën nga kriza, po blejnë pasuritë e paluajtshme të grekëve 

Shqiptarët shpëtojnë Athinën nga kriza, po blejnë pasuritë e paluajtshme të grekëve 

Ngjarja në Shkodër, mësohen detaje. Policia: U qëllua me plumb në kokë

Sulmohen 3 persona rrugës për në Greqi, vdes njëri prej tyre

Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Si do jetë moti për ditën e sotme?
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com