Gianni De Biasi është shumë i qartë në atë që kërkon. Francë 2016 nuk do të kalojë si një shëtitje për Kuq e Zinjtë, ndaj De Biasi kërkon lojtarë në formë, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë thjesht turiste në finalet e Europianit. Sigurisht që një nga emrat më të përfolur për tu afruar në Kombëtare është ai i sulmuesit shqiptar të Interit, djaloshit Rey Manaj. Të cilit De Biasi i ka dhënë një mesazh në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu: “Manaj do të vijë në Francë 2016 vetëm nëse do të bëjë një sezon të mirë me Interin”.