Në intervistën që do të ketë sot në emisionin “Opinion” trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi i është përgjigjur edhe një pyetjeje që lidhet pikërisht me emrat e lojëtarëve që do të luajnë në Qershor, në kampionatin Europian. Ai pohon se do t’i qëndrojë pak a shumë besnik ekipit aktual, edhe për faktin që “ky grup na ka dhënë kënaqësi të papërshkrueshme”. Por a do të ketë lojëtarë të rinj në skuadër? Tekniku italian nuk e përjashton edhe këtë mundësi.