Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biasi në 360 gradë/ Nga Serbia te Euro 2016, te Kosova në UEFA…

2016/05/06 at 2:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
De Biasi në 360 gradë/ Nga Serbia te Euro 2016, te Kosova në UEFA…

Gianni De Biasi nuk dinte shumë për Shqipërinë, kur mbërriti në dhjetor 2011. Trajneri italian i futbollit pranoi një ofertë për të drejtuar skuadrën kombëtare të futbollit. Ai mbërriti me pak informacion për shtëpinë e tij të re dhe traditat e futbollit këtej Adriatikut. Eksperienca e tij e fundit si trajner kishte qenë me Udinese në Itali. De Biasi vetë i dha fund kontratës atje, në shkurt 2010. Pas thuajse dy vitesh larg fushës, De Biasi ishte gati të përballej me një sfidë të re. “Shumë kolegë më pyetën nëse isha i sigurtë rreth vendimit për të trajnuar skuadrën shqiptare, – tha ai për BIRN. – Disa më këshilluan të marr më shumë kohë për të vlerësuar situatën. Por unë e mora vendimin shpejt. Të them të vërtetën, ka qenë një lloj aventure”.


k1

Në mars 2015, teksa skuadra po arrinte sukses të paprecedentë, De Biasi pranoi ofertën e Presidentit Bujar Nishani për shtetësi shqiptare. “Ai çast ishte shumë i rëndësishëm për mua, – thotë trajneri. – Doja të përfshihesha plotësisht, që të jepja më të mirën time. Shtetësia shqiptare më solli më afër me shqiptarët”. Vendimi aventurier i De Biasit ka çuar në momentin më të suksesshëm të karrierës së tij dhe në një mundësi të rrallë për Shqipërinë. Për herë të parë në histori, skuadra kombëtare e futbollit u kualifikua për Kampionatin Europian.

k2

Rruga drejt suksesit

De Biasi konsiderohet një nga drejtuesit më të mirë teknikë të historisë së futbollit shqiptar, por personaliteti i tij duket se ka luajtur një rol më të madh në suksesin që skuadra ka arritur. De Biasi u mbështet në aftësitë e tij bindëse për të ndërtuar një skuaddër fitimtare. Në muajt e parë të detyrës së tij komunikoi me lojtarë, që më parë kishin refuzuar mundësinë për të luajtur me skuadrën kuqezi, përfshirë shqiptarët etnikë, që luanin gjetkë në Europë. Ai iu premtoi një mënyrë të re trajnimi dhe bindi disa lojtarë me ekperiencë, që t’i bashkohen misionit të Shqipërisë, duke i shtuar ata në një skuadër, që ka gjithashtu lojtarë të rinj premtues. “Çasti ishte i duhuri për ne, – thotë De Biasi. – Pata mundësinë të eksperimentoj dhe të njoh skuadrën gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2014. Kjo na dha mundësinë të ishim më të zgjuar dhe më të mire, si dhe me kalimin e kohës të kualifikoheshim për Kampionatin Europian në Francë”.k3

De Biasi luan një rol atëror me lojtarët e kombëtares, edhe kur bëhet fjalë për jetën e tyre personale. “Jam shumë i afërt me djemtë, – thotë ai. – I kuptoj vështirësitë e tyre dhe përpiqem të jem një baba për ta. Përpiqem t’iu jap këshilla jo vetëm rreth sportit, por edhe rreth jetës personale, kur më kërkojnë”. De Biasi shton se gjithnjë iu kujton kuqezinjve që të bëjnë kujdes me paratë, ngaqë ndonjëherë lojtarët e rinj tregohen të pakujdeshëm në shpenzimin e asaj që fitojnë. “I këshilloj të jenë të zgjuar dhe të kujdesshëm me mënyrën si i shpenzojnë paratë, – shton ai, – ngaqë nesër mund të jetë e vështirë. Duhet të lënë disa kursime”.

k4

Një karrierë e gjatë

Përpara se të fillonte një karrierë si trajner, De Biasi ishte një mesfushor i disa skuadrave italiane, përfshirë të famshmen, Inter i Milanos. Vitet e shumta në komunitetin italian të futbollit e ndihmuan atë, teksa negocionte karrierat e lojtarëve shqiptarë me skuadrat italiane. “Përpiqem të ndihmoj ku mundem, – thotë ai. – Bëj më të mirën për të prezantuar cilësitë e lojtarëve shqiptarë te trajnierët që kam miq”. Udhëtimi i skuadrës shqiptare u përball me çaste kritike. Ndoshta më i vështiri ishte ndeshja e tetorit 2014 me Serbinë. “Për mua, personalisht, ishte një ndeshje si gjithë të tjerat, – tregon De Biasi. – Por, isha plotësisht i ndërgjegjshëm që lojtarët ishin të tensionuar. Disa më thanë se kishin humbur të afërm në luftën Serbi-Kosovë. E dija që ishte e vështirë për ta të dilnin në fushë”. Ai kujton se ndeshja u bë e dhunshme dhe loja u ndal, kur tifozët serbë filluan të hidhnin objekte drejt lojtarëve shqiptarë.

k5

Pastaj një dron me simbolet e “Shqipërisë Etnike” fluturoi mbi stadium. “Ishte tashmë shumë e vështirë, – thotë De Biasi. – Pas episodit të dronit besuam se gjërat  do të përshkallëzoheshin dhe të bëheshin më keq”. Një tjetër çast i vështirë ishte ndeshja e tetorit 2015 me Armeninë. “Ishte një lloj ndeshjeje ‘jeto ose vdis’, – thotë trajneri. – Ishim vetëm një hap larg ëndrrës sonë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian. Na duhej fitorja me çdo kusht”. De Biasi thotë se në atë ndeshje e përjetoi si çastin më të lumtur si trajner i kombëtares shqiptare. “Kur arbitri i ra bilbilit në fund të ndeshjes, lumturia ishte e pamatë,” – thotë ai. Fitimi i ndeshjes me Armeninë i dha Shqipërisë një vend në “Euro 2016” dhe njëkohësisht shërbeu si një shtytje karriere për De Biasin.

k6

Franca dhe përtej

Më pak se dy muaj përpara se Shqipëria të luajë ndeshjen e parë në kampionat, De Biasi ndihet i qetë dhe plot besim. Trajneri po studion skuadrat kundërshtare, si dhe po punon për përzgjedhjen e lojërave shqiptarë, për ndeshjet e mëdha, duke mbajtur parasysh fuqinë fizike dhe aftësitë e tyre. Suksesi i De Biasit me Shqipërinë ka nxitur zërat rreth sfidës së tij të ardhshme. Media italiane spekuloi se De Biasi mund të zgjidhet kreu i skuadrës kombëtare italiane dhe media shqiptare shpejt i bëri jehonë thashethemit. Ai nuk do të flasë apo të mendojë për këtë. “Gjëja më e zgjuar që duhet bërë tani është të pëqendrohemi te kampionati që kemi përpara, – thotë ai. – Kjo është një eksperiencë e parë për mua, për skuadrën dhe për Shqipërinë. Le të përqendrohemi aty”.

k7

Trajneri do të mbushë 60 vjeç më 16 qershor, në mes të ndeshjeve të grupeve në Francë. Kontrata e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit mbaron në vitin 2017. “Ne kemi një marrëveshje verbale me kreun e federates, të ulemi dhe të flasim pas kampionatit dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrim,” – thotë ai. Teksa Shqipëria përgatitet për ndeshjen e parë të grupit, skuadra do të përballet me Zvicrën, më 11 qershor. De Biasi po bën thirrje për një lojë të qetë, pa shumë presion të padobishëm. “Duhet të luajmë të lirë nga pesha e përgjegjësisë që kanë skuadrat e mëdha, – thotë ai. – Duhet të japim 100 për qind të potencialit tonë, por nuk është gjë e mirë të përcaktojmë se çfarë suksesi do të arrijmë”.

Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm, thotë trajneri, dhe ruajtja e tij do të kërkojë investim në infrastrukturë dhe vazhdimësi të teknikave të trajnimit për t’u përballur me një brez të ri lojtarësh. “Shembulli i skuadrës kombëtare është frymëzues, – thotë ai. – Nëse punon në drejtimin e duhur, suksesi do të vijë. Shqiptarët e rinj nuk janë vetëm tifozë të Cristiano Ronaldos, por edhe të Lorik Canës, Gashit, Abrashit, Berishës dhe shumë të tjerëve, gjithashtu, dhe kjo do të thotë shumë.”

Fatjona Mejdini – BIRN, Tiranë



Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
Raporti/ Ja qytetet ku kryhen më shumë krime seksuale në Shqipëri

Histori tronditëse/Vajza shqiptare u përdhunua për 10 vite nga i ati...

FMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

FMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

Video/ J.Lo mbron të drejtat e grave

Video/ J.Lo mbron të drejtat e grave

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com