Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biasi: Momenti kur vendos ti them “Stop” Kombëtares shqiptare

2017/06/16 at 3:07 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohet formacioni i kombëtares përballë Izraelit, ja skema fituese e De Biazit

Pas largimit nga kombëtarja shqiptare, Gianni De Biasi ka folur në emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”. si e përjetoi eksperiencën 5 vjecare në Shqipëri dhe momentin që vendosi të thotë “Stop”.


Sa qëndrove atje? Të kemi parë duke qarë…

Le të themi se është pak të thuash që dje isha shumë i emocionuar. Janë 5 vite e gjysmë jetë, bashkë me shumë persona të tjerë dhe është diçka e bukur të kesh bërë diçka në një vend, ku askush nuk mund ta hipotetizonte se do ta arrinim atë që kisha menduar që te miqësorja e parë me Gjeorgjinë. Ajo ishte eksperienca e parë dhe mendoj se nga aty filluam udhëtimin e gjatë.

Një trajner e ndien kur është koha për t’u larguar, nuk është çështje kontratash.

Po, po. Është çështje ndjesish, se ti mund t’i thuash të njëjtat gjëra të njëjtit grup që ia ke thënë edhe vitin më parë dhe nuk kanë të njëjtën tërheqje. Duke mos pasur mundësinë të ndryshosh shumë lojtarë, duke menduar që të konfirmosh pjesën më të madhe të grupit, nuk mendoj se mund të kisha tërheqjen e viteve të mëparshme.

A u pendove që nuk u largove pas Europianit?

E kemi përjetuar mirë atë, edhe si protagonistë. Edhe në “Velodrom” ne humbëm me Francën, pasi kishim qenë afër golit duke goditur shtyllën dhe ata nuk bënë asgjë deri në minutën e 89. Pas Europianit shpresoja që edhe ne të kishim mundësinë të merrnim një shtysë dhe të fitonim forcë të re nga ana cilësore. Por, në fakt, nuk e pashë këtë ndryshim ritmi që prisja dhe kjo është paksa gjëja që më la një shije të keqe, pasi këto djem u kënaqën me atë objektiv, sado i rëndësishëm të ishte, por ishte vetëm një objektiv.

A e ke ndjesinë që pas Europianit dikush e humbi kontaktin me realitetin për pritshmërinë me një grup, ku janë Spanja me Italinë?

Në mënyrë të pandërgjegjshme askush nuk do ta pranojë, por është fjalimi i parë që i kam bërë ekipit, që ne i mendojmë të njëjtat gjëra por nuk i bëjmë më. Me atë zjarr, vendosmërinë që kishim kur arritëm një objektiv që ishte diçka e pamendueshme në vigjilje. Sot mendojmë se jemi lojtarë të afirmuar. Mendoj se ata ndihen të ngopur nga një këndvështrim, edhe pse në ndeshjen e fundit me Izraelin më treguan gjëra të ndryshme, por nuk mund të ndryshoj ndjesitë e momentit.

Ajo që më ka shqetësuar ishte fakti që në miqësoren e 10 ditëve më parë, në miqësoren kundër Luksemburgut, po fitonim 1-0 dhe duhej ta stërfitonim, por e humbëm 2-1. Mendoj se një skuadër si Shqipëria nuk mund të mos e këtë si rregull kryesor të jetë e përqendruar që nga minuta e parë deri te e fundit.

A e vendosët atë natë?

Po, atë natë e vendosa që do të largohesha nga skuadra.

Sa larg është futbolli i vendeve si Shqipëria nga ai i vendeve të mëdha, pasi surprizat e Europianit të kaluar janë thuajse të gjitha jashtë Botërorit?

Jeton gjithmonë me diskutimin e emocioneve, motivimit. Gjendesh në një realitet që nuk kishe arritur ndonjëherë dhe jep jo 100%, por 150%. Janë realitete të ndryshme si Islanda që ka një projekt teknik të vlefshëm, edhe pse me një popullsi të vogël. Ata kanë lojtarë që arrijnë të shprehen mirë në kampionate të ndryshme.

Problemin kryesor ne e kemi te futbolli i bazës, te futbolli në Shqipëri.

Kemi 3 milionë banorë, por kemi edhe 5-6 milionë të shpërndarë nëpër botë, them tani se jemi më shumë se kinezët, pasi gjej shqiptarë në çdo cep të botës. Është mundësia të punosh, por duhet planifikuar puna e bazës që nevojitet.

A do të jetë e ardhmja në Serinë A, mos duhej bërë kjo lëvizje dy muaj më parë?

Absolutisht jo, nuk kam ambicie për ndonjë kthim në Itali. Nëse do të ishte e mundur do të dëshiroja të qëndroja jashtë, në ndonjë realitet tjetër, federatë apo klub, ku të më jepet mundësia, një projekt ku unë jam në qendër dhe jo që pas dy humbjeve të më kthejnë në shtëpi. Absolutisht nuk mendoj të marr pjesë një realitet të tillë.

Kështu ishte në 5 vite e gjysmë te Shqipëria….

Të kesh letër të bardhë dhe mundësinë për të marrë lojtarët që ti i ndien më të përshtatshëm për mënyrën se si e interpreton futbollin, jo vetëm në aspektin teknik por edhe nga pikëpamja e bujarisë ndaj shokut të skuadrës, të krijosh një skuadër të vërtetë ku secili ka një funksion specifik dhe ku secili brenda saj nxjerr në pah aftësitë që ka.

Skuadra duhet të të vendosë në kushtet për të shprehur 110%. Shpesh unë kam sakrifikuar pseudolojtarë, më të aftë se të tjerët sipas opinionit të përgjithshëm, por nuk është kështu. Është shpirti i skuadrës që ka rëndësi, ai të çon më larg. Me skuadrën fiton, me individin fiton një ndeshje me raste.



Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht
Rajoni

“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht

30 Qershor, 2026 11:58 am
Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

30 Qershor, 2026 11:39 am
Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Para
Studimi: Njerëzit që adhurojnë leximin kane disa dhunti të mrekullueshme

Studimi: Njerëzit që adhurojnë leximin kane disa dhunti të mrekullueshme

Donald Lu në mbështetje të gazetarëve dhe kundër gjyqtarit Gjin Gjoni

Donald Lu në mbështetje të gazetarëve dhe kundër gjyqtarit Gjin Gjoni

Foto/ Ai u shpall “Më i Miri”, por kë votoi Ronaldo si futbollistin e vitit?

Ronaldo kërkon të largohet, ja çfarë do të bëjë Real Madrid
















TE FUNDIT

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
30 Qershor, 2026

Apeli i Posaçëm ka liruar nga masa e sigurisë "arrest në burg" Mariglen Qaton, i pandehur në dosjen 5D. Sipas...

Lexo më shumë

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
30 Qershor, 2026

Pak ditë më parë, emri i Orlando Gill njihej vetëm nga tifozët e futbollit në Paraguai dhe Argjentinë. Sot, 26-vjeçari...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar me Policisë dhe qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona që ishin...

Lexo më shumë

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}