Shkarkimi i Christian Panucci-t nga Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë jehonë në Itali ku thuajse është pasqyruar në të gjithë mediat sportive.
Për të një koment ka bërë dhe ish-tekniku italian i Kombëtares, Gianni De Biasi.
“Më vjen keq që Panuçi përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse unë vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose kombëtareje”, ka thënë De Biasi.
Ky i fundit u largua i ngritur në qiell nga Federata, qeveria shqiptare, por edhe Ambasada e Italisë në Tiranë. Panucci, në të kundërt, iku me nerva të shkatërruara duke u grindur me gazetarët në korridorin e “Loro Boriçit”./Opinion.al