Trajnieri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka zbuluar se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes pas humbjes me Francën.
De Biasi tha se futbollistët ishin shumë të dëshpëruar pas humbjes nga Franca.
Ai bëri me dije se sapo hyra në dhomën e zhveshjes, i pashë lojtarët në gjendje shumë të rëndë emocionale, shkruan Opinion.al.
“Kur hyra në dhomën e zhveshjes të gjithë lojtarët ishin me kokë poshtë, por unë u thashë atyre që të ngrinin kokën dhe të ndjeheshin krenar për lojën e zhvilluar”, tha ai gjatë konferencës për mediat.